Ditëve pranverore të këtij muaji siç duket iu erdhi fundi, sepse nga nesër pritet përkeqësim i motit me shtim të vranësirave, reshje atmosferike shiu dhe bore, ulje të theksuara të temperaturave dhe erëra të fuqishme veriore dhe verilindore. Fillimisht në Kosovë priten reshje të përziera dhe lokale shiu dhe bore, pastaj në mbrëmje dhe gjatë natës do të fuqizohen erërat e ftohta veriore dhe herë pas here priten edhe reshje bore. Në intervale të caktuara erërat do të jenë mjaft të fuqishme : nga 50 deri në 80 km-h, lokalisht edhe më shumë. Në viset kodrinore-malore priten furtutna të vërteta dimërore.
Edhe në Shqipëri pasnesër priten reshje shiu dhe bore. Reshjet e shiut do të koncentrohen thellë në jug por ato mund të shndërrohen në reshje bore. Në viset tjera priten reshje bore. Më së paku reshje mund të ketë në veriperëndim dhe veri të vendit. Reshjet e borës do të paraqitën në shumë rajone ku ky fenomen është i rrallë si psh në Tiranë, Elbasan, Fier etj. Nuk përjashtohet mundësia që reshjet e borës të paraqiten edhe në Vlorë dhe Sarandë. Edhe në Shqipëri do të ketë erëra të fuqishme lindore dhe verilindore.
Reshje bore nga e shtuna priten edhe në Maqedoni, ku vende- vende priten furtuna të vërteta dimërore, posaqërisht në rajonet afër kufirit me Greqinë. Reshje bore mund të ketë edhe në Mal të Zi në të gjitha rajonet, psh në Ulqin. Krejt kjo vjen si pasojë e depërtimit direkt të ajrit të ftohtë Siberik në drejtim të rajonit tonë, ku si pasojë afër Detit Jon do të krijohet një ciklon i fuqishëm i cili me qendër do të jetë diku afër Italisë Jugore. Edhe Italia Jugore pritet të goditet nga fortuna dimërore. Informacione dhe detaje tjera më vonë./Meteoballkan