Mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës, masa mjaft të ftohta ajrore do të depërtojë në territorin e Kosovës dhe si pasojë shiu që do të jetë duke ra, do të fillojë të shndërrohet në borës, së pari në viset kodrinoro-malore, por shumë shpejt edhe nëpër ultësira.
Kësaj radhe temperaturat e ftohta polare do të stacionohen ë territoret tona dhe bora që do të bjerë do të jetë e qëndrueshme.
Në shumë pjesë të vendit do të krijohen edhe shtresa, natyrisht jo shumë të mëdha dhe pritet të jetë atmosferë e vërtetë dimërore.
Borë do të bjerë edhe në verilindje e lindje të Shqipërisë dhe perëndim e veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.
Në viset kodrinoro-malore do të krijohen shtresa solide por edhe në disa ultësira në rrafshin e Kosovës.
Borë mund të ketë edhe në rrafshin e Dukagjinit, por disa ultësira mund të mbesin edhe pa reshje.
Pas këtyre reshjeve temperatura më të ulëta do të mbizotërojnë në rajonin tonë duke kushtëzuar netë dhe mëngjese me acar, por edhe temperaturat ditore do të jenë goxha të ulëta për disa ditë dhe kjo do të mundësojë që bora e rënë të jetë e qëndrueshme.
Detaje të tjera në postimet e ardhshme dhe përditësimet e ardhshme të modeleve./MeteoBallkan/















