• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Afrohet ndryshimi substancial i motit!

Afrohet ndryshimi substancial i motit!

05/01/2024 | 17:22

Punime në rrjet të dielen dhe në fillim të javës së re!

25/10/2026 | 00:08
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2026.)

24/10/2026 | 23:51
A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim

A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim

24/10/2026 | 18:34
Gazetari spanjoll po raportonte për stuhinë, vala e madhe “e merr” gjatë raportimit Live

Gazetari spanjoll po raportonte për stuhinë, vala e madhe “e merr” gjatë raportimit Live

24/10/2026 | 10:13
Stuhia Austen godet Evropën, qindra mijëra familje mbeten pa energji

Stuhia Austen godet Evropën, qindra mijëra familje mbeten pa energji

24/10/2026 | 10:06

Nafta arrin nivelin më të lartë të rritjes në gati gjashtë muaj

24/10/2026 | 09:40
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

24/10/2026 | 09:30

KEDS tregon për punimet në rrjet për të shtunën

23/10/2026 | 23:18
Oqeanet po transformohen, raporti i ri zbulon ndryshimet që po ndodhin

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.10.2026.) e shtunë

23/10/2026 | 23:07

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 23 tetor!

22/10/2026 | 23:59
Moti për sot dhe ditët në vijim – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.10.2026.) e Premte

22/10/2026 | 23:55
Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

22/10/2026 | 07:45
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Afrohet ndryshimi substancial i motit!

Grafika nga: Meteociel

Afrohet ndryshimi substancial i motit!

05/01/2024 | 17:22
2.3k
Shpërndarje
6.6k
Shikime
Shpërndaje

Edhe sonte dhe nesër paradite pritet të jemi nën ndikimin e mases ajrore anticiklonike, ndërsa cikloni i fuqishëm nga Mesdheu qendror afrohet me shpejtësi duke u thelluar në pjesët qendrore dhe jugore të Italisë.

Cikloni i fuqishëm do të vjen direkt në territoret tona dhe do të ketë shtrirje të gjerë që nga Deti Adriatik e deri në Detin e Zi në lindje, gati ngjashëm sikur me 25 Nëntor të vitit të kaluar, por ky ciklon nuk sjellë borë sikur cikloni i 25 Nëntorit.

E shtuna sjellë ende temperatura të larta ngase do të jemi në sektorin e ngrohtë të masave ajrore ciklonike me rrymime shumë të fuqishme ajrore nga jugu, ndërsa fluksi i ajrit të ftohtë polar niset nga veriu në drejtim të rajonit tonë. Reshjet pritet të fillojnë nesër vonë në mbrëmje në jug dhe perëndim të Shqipërisë, vende-vende intensive të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Më vonë arrijnë edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe pjesët tjera të rajonit.

Reshje dhe rrebeshe të herëpashershme shiu parashihen edhe të dielen, vende-vende intensive, por jo pa ndërprerje. Temperaturat fillojnë të ulën dhe në viset malore do të rifillojnë reshjet e borës.

Depërtimi i ajrit të ftohtë polar dhe erërat e ftohta veriore.

Natën ose mëngjesin e hershëm të së hënës do të kemi ardhjen e frontit të ftohtë atmosferik. Temperaturat shënojnë ulje të shpejta në tërë rajonin duke përfshirë edhe zonat më të ulëta, ndërsa reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore. Reshjet më të dendura do të kalojnë në formë shiu, ngase temperaturat do të jenë të larta, ndërsa me depërtimin e ajrit të ftohtë polar reshjet dobësohen, megjithatë kësaj radhe do të kemi temperatura mjaft të ulëta edhe në zonat e ulëta edhe pse ndoshta pa borë në disa zona.

Sidoqoftë, reshjet lokale të borës do të fillojnë të hënën më të dendura në viset kodrinore-malore. Në përgjithësi nuk priten reshje të mëdha bore me përjashtim të disa viseve malore kur mund të kemi reshje mjaft të dendura bore ngase atje lart temperaturat ulen shumë më herët.

Nga e hëna mund të kemi ndonjë ditë të akullt ku temperatura maksimale në shumë zona nuk do të dal në “plus”, por kjo goditje dimërore do të jetë krejtësisht normale edhe as që bëhet fjalë për ndonjë “goditje ose ngjarje senzacionale”.

Pas shumë ditëve me temperatura shumë të larta për këtë periudhë kohore, më në fund do të kemi disa me temperatura ashtu siç do të duhet të ishin. Nuk do të mungojnë edhe reshjet e bores, por njëherë për njëherë nuk priten reshje të mëdha dhe nuk priten në tërë territoret tona.

Goditje më të fortë dimërore mund të kemi nga mesi i Janarit e tutje./MeteoBallkan

Rekomandime

Kosovë

Punime në rrjet të dielen dhe në fillim të javës së re!

25/10/2026 | 00:08
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.04.2025.) E Martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2026.)

24/10/2026 | 23:51
A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim
Lajme

A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Qeveria shqiptare del me sqarim

24/10/2026 | 18:34
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲