• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Agjencia e OKB-së për motin ngre alarmin

Agjencia e OKB-së për motin ngre alarmin

25/03/2024 | 09:36

KEDS njofton për punime në rrjet të premten me 30 tetor!

29/10/2026 | 22:26
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.10.2026.) e Premte

29/10/2026 | 22:16
Shkencëtarët bëjnë thirrje për shpalljen e krizës klimatike si emergjencë globale shëndetësore

Shkencëtarët bëjnë thirrje për shpalljen e krizës klimatike si emergjencë globale shëndetësore

29/10/2026 | 10:51
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

29/10/2026 | 09:51
Vorbulla polare mund të dobësohet në mënyrë të pazakontë në nëntor: A rrezikon Evropa të përballet me të ftohtë?

Vorbulla polare mund të dobësohet në mënyrë të pazakontë në nëntor: A rrezikon Evropa të përballet me të ftohtë?

29/10/2026 | 07:18
Ngrohëset portative: Rreziku që mund të kthehet në emergjencë gjatë dimrit

Ngrohëset portative: Rreziku që mund të kthehet në emergjencë gjatë dimrit

29/10/2026 | 07:02

Njoftim i KEDS; punimet në rrjet të enjten!

28/10/2026 | 23:32
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.10.2026.) e enjte

28/10/2026 | 21:55
Moti për sot dhe nesër

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

28/10/2026 | 08:53
Insektet  e vogla pushtojnë muret e shtëpive: Çfarë duhet të dini për stenicat dhe si t’i largoni pa lënë erë të keqe

Insektet e vogla pushtojnë muret e shtëpive: Çfarë duhet të dini për stenicat dhe si t’i largoni pa lënë erë të keqe

28/10/2026 | 07:07

Punimet në rrjet të mërkurën sipas njoftimit të KEDS!

27/10/2026 | 23:32
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.10.2026.) e mërkurë

27/10/2026 | 23:19
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Agjencia e OKB-së për motin ngre alarmin

Agjencia e OKB-së për motin ngre alarmin

25/03/2024 | 09:36
635
Shpërndarje
1.8k
Shikime
Shpërndaje

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për motin po ngre alarmin lidhur me ngrohjen globale, duke përmendur rritjen në nivele rekord vitin e kaluar të gazeve që shkaktojnë efektin serrë, temperaturat në të gjithë planetin dhe shkrirjen e akullnajave.

Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron në raportin e saj “Gjendja e Klimës Globale”, se përpjekjet botërore për të ndryshuar prirjet e ndryshimeve klimatike kanë qenë të pamjaftueshme.

Raporti i fundit i Organizatës Botërore Meteorologjike për klimën thekson shqetësimet lidhur me objektivat botërore për të kufizuar rritjen e temperaturës së planetit në jo më shumë se 1.5 gradë celsius nga nivelet para-industriale.

Periudha nga marsi i vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2024 shënoi rritje temperature përtej kufirit, duke arritur mesatarisht 1.56 gradë Celsius, sipas Agjencisë Evropiane për motin, Copernicus.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, deri nga fundi i vitit, 90% e oqeaneve u përballën me një valë të nxehti. Akullnajat që vëzhgohen që nga vitet 1950, shënuan humbje rekord të depozitave. Akulli në Antarktik shënoi nivelet më të ulëta ndonjëherë.

“Tendenca afatgjatë e nxitur nga gazet që shkaktojnë efektin serrë po rrit temperaturat globale, po rritet nxehtësia e oqeaneve dhe po shkrihen akullnajat”, thotë John Kennedy, shkencëtar me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për motin dhe autor kryesor i raportit për gjendjen globale të klimës.

Përmes një deklarate që përkon me raportin, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, thekson koston njerëzore si rezultat i motit ekstrem të shkaktuar nga ngrohja globale.

“Ndikimi është i ashpër dhe brutal me një fuqi vdekjeprurëse. Raporti detajon motin ekstrem në mbarë botën gjatë vitit 2023 dhe gjurmët e lëna nga efektet shkatërruese. Mijëra të vdekur dhe miliona njerëz të shpërngulur. Shkatërrime në sektorin e bujqësisë dhe humbje të mëdha ekonomike. Ndryshimi i klimës ka ndikime shkatërruese në zhvillimin e qëndrueshëm”.

Raporti thotë se gjatë vitit 2023 rreth 330 milionë njerëz u përballën me pasiguri ekstreme ushqimore, çka mund të jetë ndikuar edhe nga pandemia. Kjo shifër përpara pandemisë ishte rreth 149 milionë njerëz. Sipas raportit, duket qartë se moti ekstrem luajti një rol madhor në zhvendosjen e popullsisë së rrezikuar. Raporti thotë se valët e të nxehtit, përmbytjet, thatësira dhe zjarret shkaktuan kaos dhe mjerim për miliona njerëz në të gjithë botën.

Rritja e energjisë së rinovueshme me rreth 50% gjatë vitit 2022 përbën “një fije shprese”, sipas raportit, i cili thotë se janë të pamjaftueshme kontributet financiare për fondin global për të ndihmuar vendet e rrezikuara që t’u përshtaten ndryshimeve klimatike.

Raporti thotë se fondi global arriti në 63 miliardë dollarë në vitin 2022 ndërsa vlerëson se deri në vitin 2030 vendet në zhvillim do të kenë nevojë për 212 miliardë dollarë./VOA

Rekomandime

Kosovë

KEDS njofton për punime në rrjet të premten me 30 tetor!

29/10/2026 | 22:26
Parashikimi i motit për sot – e hënë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.10.2026.) e Premte

29/10/2026 | 22:16
Shkencëtarët bëjnë thirrje për shpalljen e krizës klimatike si emergjencë globale shëndetësore
Botë

Shkencëtarët bëjnë thirrje për shpalljen e krizës klimatike si emergjencë globale shëndetësore

29/10/2026 | 10:51
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲