• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Atlantiku “premton” reshje të dendura shiu e bore në Evropë dhe pjesë të Ballkanit!

Atlantiku “premton” reshje të dendura shiu e bore në Evropë dhe pjesë të Ballkanit!

17/11/2024 | 16:31
Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit

Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit

12/11/2026 | 16:00
Parashikimi i motit për sot – e diel

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

12/11/2026 | 08:55
Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

12/11/2026 | 07:02

KEDS njofton për punimet në rrjet, e enjte, 12 Nëntor!

11/11/2026 | 23:22
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.11.2026.) e enjte

11/11/2026 | 22:42
Ekzekutohen mbi 2.8 milionë euro subvencione për fermerët: Pagesat vazhdojnë edhe ditëve në vijim

Ekzekutohen mbi 2.8 milionë euro subvencione për fermerët: Pagesat vazhdojnë edhe ditëve në vijim

11/11/2026 | 18:24
Nafta drejt rënies më të madhe javore që nga pandemia

Reuters: Çmimet globale të naftës pritet të vazhdojnë të bien

11/11/2026 | 16:31
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova

171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova

11/11/2026 | 12:32
Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem

Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem

11/11/2026 | 10:23
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

11/11/2026 | 07:44
Gabimi me frenat e dorës në temperatura nën zero

Gabimi me frenat e dorës në temperatura nën zero

11/11/2026 | 07:37
Lumi që prodhon borë në sasi gjigante

Lumi që prodhon borë në sasi gjigante

11/11/2026 | 07:16
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Atlantiku “premton” reshje të dendura shiu e bore në Evropë dhe pjesë të Ballkanit!

Meteociel

Atlantiku “premton” reshje të dendura shiu e bore në Evropë dhe pjesë të Ballkanit!

17/11/2024 | 16:31
2.5k
Shpërndarje
7k
Shikime
Shpërndaje

Fushat ajrore ciklonike apo me presion të ulët atmosferik do të vërshojnë Kontinentin evropian gjatë ditëve të ardhshme duke kushtëzuar reshje të dendura atmosferike shiu dhe bore, varësisht nga rajoni në rajon. Ditët në vijim do të jenë mjaft aktive që nga Britania e Madhe, Skandinavia me reshje bore, pastaj Evropa qendrore, dhe Ballkani me depërtime ciklonike dhe masave të ftohta ajrore.

Reshje të dendura bore priten shumë shpejtë në Skandinavi dhe shumë pjesë të Britanisë së Madhe. Në Britani reshjet do të jenë të përziera, ndërsa në pjesë tjera të Evropes fillimisht priten reshje shiu pastaj edhe reshje bore në shumë zona. Viset kodrinore-malore priten reshje mjaft të dendura bore dhe bora do të zbres edhe në disa ultësira të Gjermanisë, Francës, Çekisë, Polonisë, pastaj në drejtim të Ballkanit në Slloveni dhe Kroaci.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe stuhi të fuqishme lokale dhe vërshime të shpejta në disa zona sepse masat ciklonike do të jenë mjaft të pasura me lagështi.

Çfarë pritet në Ballkan dhe viset tona?

Edhe Gadishulli ynë Ballkanik do të ndikohet fuqishëm nga këto masa ajrore që vijnë me origjin nga Oqeani Atlantik. Ndikimi do të fillojë menjëherë me aktivizimin e erërave jugore dhe rritjen e temperaturave, ndërkaq shumë shpejt do të fillojnë reshje lokale shiu së pari në viset bregdetare, që nga bregdeti kroat deri në bregdetin shqiptar. Fillimisht reshjet do të jenë të lehta dhe lokale.

Me fuqizimin e ndikimit ciklonik afër mesit të javes së re, reshjet atmosferike do të fuqizohen dhe presim të paktën dy valë reshjesh mjaft të dendura atmosferike edhe në viset tona. Vala e parë vjen të mërkurën mbrëma dhe ndoshta mëngjesin e së Enjtes, ndërsa vala e dytë të Premten. Në të dyja rastet fillimisht do të kemi temperatura të larta dhe rrymime të fuqishme ajrore nga jugu dhe si pasojë reshjet do të jenë në formë shiu të dendura. Me ndryshimin e rrymimeve ajrore do të fillojnë erëra të ftohta nga veriu dhe priten edhe reshje bore pas shiut. Sasia e reshjeve të borës nuk mund të përcaktohet nga tani, por sigurisht se në viset kodrinore-malore pritet atmosferë e vërtetë dimërore. Sa iu përket ultësirave nuk mund të themi asgjë nga tani.

Situata meteorologjike po bëhet shumë interesante dhe para nesh kemi reshjet e para serioze për një kohë të gjatë, reshje të cilat janë shumë të rëndësishme sepse kemi mungesë të reshjeve për një kohë të gjatë.

Java do të jetë dinamike dhe ne do të mundohemi të jemi sa më aktivë duke ndjekur ecuritë sinoptike,/MeteoBallkan

 

Rekomandime

Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit
Kosovë

Stuhia “Charles” zhvendoset drejt Ballkanit

12/11/2026 | 16:00
Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

12/11/2026 | 08:55
Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?
Lajme

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

12/11/2026 | 07:02
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲