• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Cikloni “Caetano” afrohet në Kosovë!

Cikloni “Caetano” afrohet në Kosovë!

22/11/2024 | 12:59
Shkencëtarët analizojnë fenomenin klimatik: “Stuhitë e nxehtësisë” po përhapen në gjithë planetin

Shkencëtarët analizojnë fenomenin klimatik: “Stuhitë e nxehtësisë” po përhapen në gjithë planetin

02/11/2026 | 11:12
Ditët më të shkurtra rrisin shpenzimet e energjisë: Pesë mënyra për të ulur faturat gjatë dimrit

Ditët më të shkurtra rrisin shpenzimet e energjisë: Pesë mënyra për të ulur faturat gjatë dimrit

02/11/2026 | 07:19
Xhamat mbushen me avull sapo ndizni makinën? Gabimi që bëjnë shumica e shoferëve, ndërsa zgjidhja është shumë e thjeshtë

Xhamat mbushen me avull sapo ndizni makinën? Gabimi që bëjnë shumica e shoferëve, ndërsa zgjidhja është shumë e thjeshtë

02/11/2026 | 06:53
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.11.2026.) e hënë

01/11/2026 | 23:11

Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 2 Nëntor!

01/11/2026 | 23:01
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

01/11/2026 | 09:12
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.11.2026.) e diel

31/10/2026 | 23:40

KEDS tregon për punime në rrjet për të dielën dhe të hënën!

31/10/2026 | 23:31
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

31/10/2026 | 09:56
Vjen cikloni i parë serioz!

Vjen cikloni i parë serioz!

30/10/2026 | 23:53
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.10.2026) e Shtunë

30/10/2026 | 23:13

KEDS njofton për punimet në rrjet të shtunën me 31 tetor!

30/10/2026 | 22:58
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Cikloni “Caetano” afrohet në Kosovë!

Image: Windy

Cikloni “Caetano” afrohet në Kosovë!

Jemi në rrymimet ajrore të forta nga jugu, pasdite vonë do të fillojnë rrymime të forta nga veriu.

22/11/2024 | 12:59
2.1k
Shpërndarje
6k
Shikime
Shpërndaje

Sot është kulminacioni i “aktiviteteve ciklonike” sidomos në Ballkan por mund të themi edhe në Evropë.

Sistemet masive ciklonike po mbretërojnë që nga Skandinavia ku është cikloni i madh amë dhe super-cikloni që nga Franca po vjen në Kosovë i quajtur “Caetano”.

Ky ciklon solli reshje të fuqishme bore që nga Franca, Zvicra, jugu i Gjermanisë, Austria, pjesë të Ballkanit verior dhe veriperëndimor. Tani cikloni është duke shkaktuar reshje të dendura bore në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Qendra ciklonike tani është shumë afër Kosovës diku në jugperëndim të Serbisë. Para ardhjes së qendrës ciklonike kemi fuqizimin e erërave jugore dhe reshje lokale shiu të cilat pritet të fuqizohen gjatë orëve të ardhshme. Me kalimin e qendrës ciklonike në lindje të Kontinentit në Kosovë dhe rajon do të arrijë fronti i ftohtë edhe kësaj radhe shumë i fuqishëm nga veriu. Me depërtimin e frontit të ftohtë priten erërat më të fuqishme që mund të shkaktojnë edhe dëme në disa zona. Shiu do të shndërrohet në borë në shumë pjesë të Republikës së Kosovës. Nganjëherë, vende-vende priten reshje të dendura bore dhe shtresa bore gjithnjë pas reshjeve mjaft intensive të shiut që priten orëve të ardhshme.

Duke pas para sysh atmosferën shumë jo-stabile dhe ardhjen e frontit potent të ftohtë ajror, prapë mund të kemi shkarkesa të forta atmosferike apo vetëtima dhe bubullimë në kombinim me reshjet e borës.

Reshje dhe rrebeshe të dendura shiu sot kemi dhe priten në Shqipëri, Mal të Zi, pastaj më vonë edhe në Maqedoninë Veriore ku në fund të reshjeve do të paraqiten reshje kalimtare bore edhe në zona më të ulëta të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë lindore, juglindore dhe disa zona tjera.

Reshjet më të dendura të borës prapë priten në shumë zona të Rrafshit të Kosovës, Luginës të Preshevës dhe veriut të Malit të Zi. Normalisht edhe në shumë zona kodrinore-malore të tërë rajonit. Reshje kalimtare, lokale bore mund të ketë sonte edhe në Dukagjin.

Pra, para nesh edhe një front i ftohtë ajror mjaft i fuqishëm. Deri atëherë reshje shiu mjaft intensive, pastaj edhe reshje bore me mundësi për disa bubullima të zhurmshme. Erërat do të fuqizohen dhe arrijnë kulminacionin në mbrëmje kur depërton fronti i ftohtë ajror, prandaj rekomandohet kujdes shumë i madh në mbrëmje.

Pas frontit do të vazhdojnë reshjet e borës, ndërsa gjatë natës erërat do të vijnë duke u dobësuar dukshëm, ndërsa depërtojnë temperatura me origjinë polare, fundjava sjellë mot më të qetë por të ftohtë./MeteoBallkan

 

Rekomandime

Shkencëtarët analizojnë fenomenin klimatik: “Stuhitë e nxehtësisë” po përhapen në gjithë planetin
Botë

Shkencëtarët analizojnë fenomenin klimatik: “Stuhitë e nxehtësisë” po përhapen në gjithë planetin

02/11/2026 | 11:12
Ditët më të shkurtra rrisin shpenzimet e energjisë: Pesë mënyra për të ulur faturat gjatë dimrit
Lajme

Ditët më të shkurtra rrisin shpenzimet e energjisë: Pesë mënyra për të ulur faturat gjatë dimrit

02/11/2026 | 07:19
Xhamat mbushen me avull sapo ndizni makinën? Gabimi që bëjnë shumica e shoferëve, ndërsa zgjidhja është shumë e thjeshtë
Lajme

Xhamat mbushen me avull sapo ndizni makinën? Gabimi që bëjnë shumica e shoferëve, ndërsa zgjidhja është shumë e thjeshtë

02/11/2026 | 06:53
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲