Uragani Dorian është bërë një stuhi e kategorisë së pestë dhe pritet të godasë Bahamas me erëra shkatërruese dhe reshje shumë të mëdha, thonë parashikuesit.
Stuhia “jashtëzakonisht e rrezikshme” pritet të përplaset në veri-perëndim të ishujve zinxhiror Bahamas të dielën, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-ve (NHC), përpara se të bën ulje në bregdetin lindor të SHBA-ve.
Banorët e Grand Bahamas janë duke evakuuar nga rruga e parashikuar e tij.
Valët e mëdha të stuhisë mund të jenë deri në 4.6 metra të gjata, paralajmëruan zyrtarët.
Autoritetet mbyllën disa aeroporte në ishujt përreth, por aeroporti kryesor ndërkombëtar mbetet i hapur të dielën.