Imagjinoni të uleni para televizorit, të shikoni lajmet dhe të dëgjoni se Kanadaja i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara. Çdo gjë duket profesionale – studioja, prezantuesi, reporteri i drejtpërdrejtë nga terreni, grafika dramatike. Përveç se asgjë nuk është reale.
Interneti është tronditur së fundmi nga një seri videosh që në shikim të parë duken si reportazhe klasike televizive, por në të vërtetë janë gjeneruar tërësisht nga inteligjenca artificiale. Dhe aq mirë sa shumë shikues mbetën plotësisht të bindur se po shikonin ngjarje të vërteta.
Një video tjetër tregon gazetaren Angela Carter duke qëndruar në mes të një rruge të përmbytur, duke përshkruar situatën e ujit, dhe më pas një peshkaqen shfaqet pas saj. Në atë moment, “gazetarja” qesh dhe thotë: “Po bëj shaka, nuk jam e vërtetë”.
Grandparents that trust the news are about to be in trouble pic.twitter.com/BGQ5galAZg
— vids that go hard (@vidsthatgohard) June 10, 2025
Këto video u bënë virale në një kohë shumë të shkurtër, me mijëra pëlqime dhe shpërndarje.
Problemi është se mjete të tilla kanë potencialin të përhapin dezinformata të rrezikshme.
Fajtori kryesor është modeli VEO 3 i Google, mjeti më i fundit i gjenerimit të videove me anë të inteligjencës artificiale. Ai mund të krijojë tetë sekonda video shumë realiste – të kompletuar me fytyra, mjedise, tinguj dhe madje edhe dialogë. Me fjalë të tjera, është mjaftueshëm i fuqishëm për të krijuar “prova” të diçkaje që nuk ka ndodhur kurrë.
Edhe pse Google thekson rëndësinë e përdorimit të sigurt dhe të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale në faqen e saj zyrtare të internetit, është e qartë se nuk mund të monitorojë çdo individ që luan me të.