• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
E Mërkura: një ditë me reshje, vende-vende intensive që po vjen!

E Mërkura: një ditë me reshje, vende-vende intensive që po vjen!

23/07/2024 | 11:54
Vjen edhe një ciklon i fuqishëm dhe fronti i ftohtë ajror!

Vjen edhe një ciklon i fuqishëm dhe fronti i ftohtë ajror!

22/11/2026 | 23:49

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 23 Nëntor!

22/11/2026 | 23:13

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.11.2026.) e hënë

22/11/2026 | 23:03
Parashikimi i motit për sot – e martë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

22/11/2026 | 09:51
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.11.2026.) e diel

21/11/2026 | 21:18
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

21/11/2026 | 07:16

KEDS tregon për punimet në rrje, e shtunë, 21 nëntor!

20/11/2026 | 23:40
Parashikimi i motit për sot – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.11.2026.) e shtunë

20/11/2026 | 23:27
Deri në 6 mijë euro për të hapur biznesin, hapet thirrja për grante për punëkërkuesit mbi 22-vjeç

Deri në 6 mijë euro për të hapur biznesin, hapet thirrja për grante për punëkërkuesit mbi 22-vjeç

20/11/2026 | 17:57
Aeroplani nga Katari realizon ulje ‘dramatike’ në një aeroport pranë alpeve zvicerane

Aeroplani nga Katari realizon ulje ‘dramatike’ në një aeroport pranë alpeve zvicerane

20/11/2026 | 10:32
Parashikimi i motit për sot – e premte

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

20/11/2026 | 08:49
Një nga fenomenet më të rralla të Tokës, qyteti në Alaskë ku dielli nuk do të lindë për dy muaj

Një nga fenomenet më të rralla të Tokës, qyteti në Alaskë ku dielli nuk do të lindë për dy muaj

20/11/2026 | 08:12
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
E Mërkura: një ditë me reshje, vende-vende intensive që po vjen!

E Mërkura: një ditë me reshje, vende-vende intensive që po vjen!

23/07/2024 | 11:54
1.4k
Shpërndarje
4k
Shikime
Shpërndaje

Ditën e mërkurë në Kosovë do të kemi nivele të larta të instabiliteteve atmosferike dhe si pasojë parashihen vranësira të shpeshta dhe rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër në disa lokacione të izoluara.

Si pasojë e ardhjes së frontit të ftohtë dhe kontaktit me temperaturat shumë të larta që janë të pranishme do të ketë zhvillime të bujshme atmosferike në Kosovë. Zhvillimet masive do të jenë konvektive ku ka gjasa të mëdha për shira të rrëmbyeshëm lokal, erëra të fuqishme kalimtare, breshër dhe vetëtima e bubullima masive dhe shumë të zhurmshme. Reshjet mund të jenë problematike për disa zona, ngase mund të shkaktojnë vërshime të shpejta.

Rrebeshe lokale dhe ulje të temperaturave të Mërkurën parashihen edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Vende-vende do të ketë rrebeshe intensive parashihet të zhvillohen disa shtrëngata mjaft të fuqishme kalimtare.

Të paktën kështu parashohin modelet globale kompjuterike-numerike për parashikim të motit.

Të gjitha këto zhvillime do të jenë plotësisht normale, ngase stuhitë verore kanë ndodhur gjithnjë dhe do të ndodhin gjithnjë, prandaj larg teorive konspirative dhe dramatizimeve të panevojshme. Në kohën e stuhive eventuale rekomandohet kujdes i madh deri të kalon sepse çdo stuhi është kaluese dhe nuk zgjatë aq shumë.

Normalisht për ditën e mërkurë priten reshje dhe stuhi më të forta se zakonisht, por edhe kjo është brenda konditave normale.

Pas një periudhe mjaft të gjatë me temperatura dukshëm mbi 30 gradë Celsius dhe zagushi shumë të fortë verore këto reshje dhe ky front do ta largojnë përfundimisht ajrin e nxehtë afrikan nga viset tona, por kjo do të ndodhë përkohësisht, sepse temperaturat e larta rikthehen përsëri gjatë vikendit dhe kjo është pozitive sepse jemi në mes të verës dhe temperaturat e larta janë karakteristikë kryesore e kësaj stine.

Atmosfera do të fillojë të stabilizohet menjëherë të enjten kur do të kemi temperatura dukshëm më të këndshme, ndërsa reshje të pakta./MeteoBallkan

Rekomandime

Vjen edhe një ciklon i fuqishëm dhe fronti i ftohtë ajror!
Kosovë

Vjen edhe një ciklon i fuqishëm dhe fronti i ftohtë ajror!

22/11/2026 | 23:49
Kosovë

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 23 Nëntor!

22/11/2026 | 23:13
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.11.2026.) e hënë

22/11/2026 | 23:03
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲