Sipas modelit më të saktë në botë (ECMWF) gjatë fundjavës në rajonin tonë priten dy fronte të ftohta ajrore të cilat do të na sjellin reshje atmosferike.
Fronti i parë do të na vijë të shtunën gjatë ditës dhe në mbrëmje kur edhe priten reshje shiu dhe reshje bore në viset malore, gjatë natës reshje të përziera bore dhe shiu pritën edhe nëpër disa ultësira të Kosovës.
Fronti i dytë i ftohtë ajror do të vijë menjëherë të dielën në mbrëmje dhe do të jetë pak më i fuqishëmm kur priten gjithashtu reshje shiu dhe bore. Pas kalimit të frontit do të vijë deri te depërtimi i masave ajrore të ftohta siberike. Reshje bore përpos viseve malore priten edhe nëpër qytete të Kosovës si dhe në verilindje dhe lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë. Reshjet e borës në intervale dhe vende-vende do të jenë të dendura por ende nuk mund të themi se do të kemi borë të qëndrueshme sepse reshjet nuk do të zgjasin shumë sipas parashikimeve të sontme.
Ndryshimet ende janë të mundshme dhe për çdo ndryshim eventual do tju lajmërojmë me kohë në meteoballkan.com./Meteoballkan.