Mbrëmë vendpushimi turistik në jug të Shqipërisë, Ksamili u përfshi nga erëra të fuqishme. Lexuesit e MeteoBallkan në adresën tonë kanë dërguar shumë video nga nata e mbrëmshme.
Megjithatë në një video shihet se në mesin e pushuesve, shumica prej të cilëve të huaj u shkaktua panik nga erërat e fuqishme.
Ata shihen të mbyllur brenda, ndërkohë që presin që erërat të pushojnë.
Kujtojmë se erërat u shkaktuan nga cikloni i cili nga Italia Jugore kaloi në Greqi përmes detit Jon.
https://www.facebook.com/MeteoBallkan/videos/338433110432964/














