• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Fronti i ftohtë afrohet në Ballkan, në Kosovë arrin vonë gjatë natës!

Fronti i ftohtë afrohet në Ballkan, në Kosovë arrin vonë gjatë natës!

20/11/2024 | 10:49
Pason stabilizimi i përkohshëm i atmosferës!

Pason stabilizimi i përkohshëm i atmosferës!

22/07/2026 | 15:09
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

22/07/2026 | 08:45
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

22/07/2026 | 08:12
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën

21/07/2026 | 23:48

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.07.2026.) e mërkurë

21/07/2026 | 23:00
Tragjedi në Viti, vdes 61-vjeçari, dyshohet se u rrëzua në ballkon si pasojë e kushteve atmosferike

Tragjedi në Viti, vdes 61-vjeçari, dyshohet se u rrëzua në ballkon si pasojë e kushteve atmosferike

21/07/2026 | 21:00
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele

Nëse ju zë stuhia, mos mbani asnjëherë këto objekte me vete

21/07/2026 | 17:48
Dëme nga stuhia e fortë në Suharekë

Dëme nga stuhia e fortë në Suharekë

21/07/2026 | 17:18
Estofex: Kosova në nivelin 3: rrezikshmëri e lartë për stuhi potencialisht të rrezikshme!

Estofex: Kosova në nivelin 3: rrezikshmëri e lartë për stuhi potencialisht të rrezikshme!

21/07/2026 | 09:42
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

21/07/2026 | 09:03
Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun

Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun

21/07/2026 | 08:23
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

21/07/2026 | 08:01
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Fronti i ftohtë afrohet në Ballkan, në Kosovë arrin vonë gjatë natës!

Foto: Ventusky

Fronti i ftohtë afrohet në Ballkan, në Kosovë arrin vonë gjatë natës!

20/11/2024 | 10:49
1.2k
Shpërndarje
3.5k
Shikime
Shpërndaje

Fronti i ftohtë në kuadër të ciklonit mjaft të fuqishëm evropian është nisur në Ballkan dhe tani gjendet diku në Slloveni dhe vendet përreth.

Këto erëra nga jugu janë shenjë e afrimit të frontit të ftohtë nga veriu. Në vazhdim të ditës ende nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Do të kemi vranësira e erëra nga jugu si dhe vende-vende reshje e rrebeshe lokale shiu me mundësi për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në mbrëmje fuqizim i erërave nga jugperëndim dhe dendësim i reshjeve dhe rrebesheve të shiut, ndërsa vonë afër mesit të natës fronti i ftohtë depërton me erëra të fuqishme nga veriu. Erërat më të fuqishme priten gjatë depërtimit të frontit dhe këto erëra mund të jenë problematike, megjithatë pas një kohe jo shumë të gjatë erërat do të fillojnë të qetësohen gradualisht duke sjellur reshje bore.

Në këto raste kur kemi fronte potente-kalimtare zakonisht reshjet e dendura nuk zgjasin shumë, por në Rrafshin e Kosovës priten shtresa bore edhe në ultësira, ndërsa në ultësirat e Dukagjinit mund të mos ketë fare reshje bore, ose pak në fund të reshjeve. Reshjet më të dendura të borës priten në verilindje të Kosovës.

Pra, në mbrëmje vonë sonte reshje të dendura shiu me erëra jugore. Më vonë erërat veriore kalimthi mjaft të fuqishme dhe reshje të dendura bore në Rrafshin e Kosovës dhe viset kodrinore-malore të shumë pjesëve të rajonit.

Gjatë dhe pak pas kalimit të frontit në Kosovë mund të paraqitet edhe fenomeni me reshje bore dhe shkarkesa atmosferike.

Sigurisht se edhe erërat nganjëherë do të jenë të fuqishme sidomos në viset malore dhe është plotësisht normale kur kemi dallime të mëdha ose presionin shumë të ulët atmosferik dhe kalimin e frontit që shënon kufirin mes temperaturave të ngrohta dhe të ftohta, prandaj rekomandohet kujdes në kohën e kalimit të frontit të ftohtë ajror.

Në Shqipëri dhe Maqedoni do të ketë kryesisht shi, ndërsa borë vetëm në viset malore. Mund të ketë reshje të pakta bore në disa zona më të ulëta në fund të reshjeve.

Pas kalimit të frontit gjatë nates temperaturat ulen me reshje bore, por pas një kohe atmosfera fillon të qetësohet, megjithatë ende priten reshje lokale. Gjatë të enjtes reshjet pushojnë dhe mbetet ftohtë.

Të premten rritje e shpejtë e temperaturave dhe kemi frontin e ngrohtë nga Mesdheu me reshje shiu dhe erëra jugore. Priten reshje mjaft të fuqishme shiu ku mund të ketë edhe përmbytje të shpejta kalimtare në disa vise. Pasdite ose në mbrëmje depërton edhe fronti tjetër i ftohtë ajror nga veriu mjaft i fuqishëm dhe me reshje bore sidomos në Rrafshin e Kosovës. Reshje kalimtare bore do të ketë edhe në viset tjera të Kosovës.

Temperaturat pas rritjes së shpejtë (të Premten) do të pësojnë prapë ulje të shpejtë, ndërsa gjatë fundjavës presim qetësim dhe stabilizim gradual të atmosferës, por temperaturat mbesin të ulëta dhe mëngjeset me acar./MeteoBallkan

 

Rekomandime

Pason stabilizimi i përkohshëm i atmosferës!
Kosovë

Pason stabilizimi i përkohshëm i atmosferës!

22/07/2026 | 15:09
Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Çmimet e derivateve për sot

22/07/2026 | 08:45
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

22/07/2026 | 08:12
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲