Atmosfera sot ishte kryesisht stabile në rajonin tonë dhe vapa e madhe dominojë gjatë tërë ditës, megjithatë pasdite vonë në veriperëndim të Kosovës filluan rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë në disa zona të izoluara. Në orët e mbrëmjes në Serbinë perëndimore u zhvilua një sistem i fuqishëm frontal me shi, breshër, erëra të fuqishme dhe rrebeshe intensive shiu me vetëima dhe bubullimë, ndërkohë në Kosovë vazhdonin rrebeshet e izoluara në disa pjesë në qendër të vendit dhe në veri të vendit.
Në orët e mbrëmjes sistemi nga Serbia me qendër në Kopaonik iu afrua shumë Kosovë dhe u bashkuan në një sistem të vetëm dhe për këtë arsye pati rrebeshe të fuqishme në shumë zona në veri të Kosovës e veçanërisht në verilindje të vendit. Sistemi solli freski dhe rrebeshe në shumë zona pas një dite jashtëzakonisht të nxehtë, megjithatë viset tjera të Kosovës mbeten pa reshje. Sistemi ende është në verlindje por duke u dobësuar dhe pritet të shuhet më vonë./Meteoballkan