• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Korriku 2025, i treti më i nxehtë ndonjëherë në nivel global

Korriku 2025, i treti më i nxehtë ndonjëherë në nivel global

07/08/2025 | 11:13
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.03.2026.) e mërkurë

04/03/2026 | 00:19
Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028

Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028

03/03/2026 | 13:59
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e martë

03/03/2026 | 08:13
Vendet që sot do të mbesin deri në 5 orë pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 3 Mars!

03/03/2026 | 03:24
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.03.2026.) e martë

03/03/2026 | 03:21
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e hënë

02/03/2026 | 08:43
Vendet që sot do të mbesin deri në 5 orë pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 3 Mars!

02/03/2026 | 00:04
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.03.2026.) e hënë

01/03/2026 | 23:59
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e diel

01/03/2026 | 10:01
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.02.2021.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.03.2026.) e diele

01/03/2026 | 00:44
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punimet në rrjetin elektrik ditën e fundit të Shkurtit!

27/02/2026 | 22:46
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (28.02.2026.) e shtunë

27/02/2026 | 22:37
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Korriku 2025, i treti më i nxehtë ndonjëherë në nivel global

Korriku 2025, i treti më i nxehtë ndonjëherë në nivel global

07/08/2025 | 11:13
546
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje

Korriku i vitit 2025 u regjistrua si korriku i tretë më i nxehtë ndonjëherë në nivel global, me një rekord të temperaturës prej 50,5 gradë Celsius të thyer në rrethin Silopi të qytetit turk Şırnak, ndërsa Evropa Juglindore u përball gjithashtu me valën e të nxehtit dhe zjarret pyjore.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), sistemi i monitorimit satelitor i Bashkimit Evropian (BE), ka publikuar të dhëna mbi temperaturat mesatare globale të sipërfaqes dhe detit në korrik.

Sipas kësaj, korriku i vitit 2025, u bë korriku i tretë më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në terma të temperaturave mesatare globale dhe temperatura mesatare e sipërfaqes këtë muaj u mat si 16,68 gradë Celsius.

Këto temperatura mesatare ishin 0,45 gradë mbi mesataren e korrikut për periudhën 1991-2020 dhe 1,25 gradë mbi mesataren para-industriale. Korriku i vitit 2025 ishte 0,27 dhe 0,23 gradë Celsius më i ftohtë se muajt korrik rekordthyes të viteve 2023 dhe 2024.

Në këtë kontekst, pati një “lehtësim të vogël” nga temperaturat rekord në të gjithë botën në korrik. Megjithatë, temperaturat mesatare globale 12-mujore që mbulojnë periudhën gusht 2024 – korrik 2025 u matën 0,65 gradë Celsius mbi periudhën 1991-2020 dhe 1,53 gradë Celsius mbi mesataren paraindustriale.

– Nxehtësi mbi mesataren në Skandinavi, rekord në Turqi

Muajin e kaluar, temperatura mesatare e tokës në Evropë arriti në 21,1 gradë Celsius, 1,3 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991-2020, duke e bërë atë korrikun e katërt më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Evropë.

Rajoni i Skandinavisë që përfshin Finlandën, Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë, u bë rajoni me temperaturat më të larta mbi mesataren në Evropë në korrik. Ndërkaq, vala e ajrit të nxehtë mori nën ndikim veçanërisht Suedinë dhe Finlandën.

Përderisa Evropa Juglindore u përballë me valën e të nxehtit dhe zjarret në pyje, një rekord i të gjitha kohërave për temperaturën prej 50,5 gradë Celsius u regjistrua në rrethin Silopi të qytetit turk Şırnak më 25 korrik.

Jashtë Evropës, temperaturat ishin mbi mesataren në Himalaje, Kinë dhe Japoni. Temperaturat e sipërfaqes së detit arritën në 20,77 gradë Celsius muajin e kaluar, e treta më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Drejtori i C3S, Carlo Buontempo tha se temperaturat rekorde të muajve korrik të dy viteve të fundit nuk kanë vazhduar korrikun e këtij viti. “Kjo nuk do të thotë se ndryshimet klimatike kanë ndaluar. Gjatë muajit të kaluar ishim dëshmitarë të efekteve shkatërruese të ngrohjes globale, siç janë temperaturat ekstreme dhe përmbytjet. Nëse nuk i ndalojmë shpejt emetimet e gazrave serrë, duhet të presim dhe të jemi të përgatitur jo vetëm për rekorde të reja të temperaturave, por edhe përkeqësim të këtyre efekteve”, tha ai./AA

Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e shtunë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.03.2026.) e mërkurë

04/03/2026 | 00:19
Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028
Fenomene

Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028

03/03/2026 | 13:59
Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e martë

03/03/2026 | 08:13
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲