• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Kosovës i avullohen 2.5 tonë grurë nga rezervat, Ministria e Tregtisë thotë se kompania do të kthejë paratë

Kosovës i avullohen 2.5 tonë grurë nga rezervat, Ministria e Tregtisë thotë se kompania do të kthejë paratë

21/10/2021 | 21:01
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon orarin e punimeve në rrjet për ditën e Hënë, 21 Korrik!

20/07/2025 | 23:29
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.07.2025.) E Hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.07.2025.) E Hënë

20/07/2025 | 23:13
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.07.2025.) E Diele

Parashikimi i motit për sot – e diel

20/07/2025 | 09:07
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS njofton për punime të Dielën! 20 Korrik!

20/07/2025 | 00:13
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.07.2025.) E Diele

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.07.2025.) E Diele

19/07/2025 | 23:17
Gjendja e fundit sinoptike, nxehtësi dhe rrebeshe!

Gjendja e fundit sinoptike, nxehtësi dhe rrebeshe!

19/07/2025 | 15:39
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.05.2023.) E Martë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

19/07/2025 | 08:15
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 19 Korrik!

18/07/2025 | 23:42
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.07.2021.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.07.2025.) E Shtunë

18/07/2025 | 23:37
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e premte

18/07/2025 | 08:14
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 18 Korrik!

17/07/2025 | 23:46
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.09.2021.) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.07.2025.) E Premte

17/07/2025 | 23:43
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Kosovës i avullohen 2.5 tonë grurë nga rezervat, Ministria e Tregtisë thotë se kompania do të kthejë paratë

Kosovës i avullohen 2.5 tonë grurë nga rezervat, Ministria e Tregtisë thotë se kompania do të kthejë paratë

21/10/2021 | 21:01
1.3k
SHARES
3.8k
VIEWS
Shpërndaje

inistria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila është institucioni për të grumbulluar rezervat shtetërore, nuk po i shkon mirë grumbullimi për rezervat e grurit.
Që katër vite, MINT nuk ka arritur që të grumbullojë asnjë kokërr grurë, si rezervë shtetërore. Nga rreth 5000 tonë, aq sa kishte blerë, në depo janë rreth 2.5 tonë. Kjo për shkak se Bahadir Aksoy dhe kompania e tij “Universal Food”, Sh.P.K përkundër obligimit kontraktual për dorëzimin e sasisë prej 4,673.8 ton grurë, e cila i ishte besuar në ruajtje dhe kujdes, me rastin e pranim-dorëzimit, te Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ai kishte dorëzuar vetëm sasinë prej 2,153.890 ton grurë, ndërsa pa autorizim ka disponuar sasinë prej 2,519.910 ton.

Nga ana tjetër, në dy iniciativat e fundit, siç ka raportuar lajmi.net, MINT ka dështuar që të blejë rezerva të grurit, ngase nuk ka pasur asnjë ofertues.

Në ministri, kanë thënë për lajmi.net se sasia që është avulluar nga pronari i kompanisë “Universal Food”, do të kthehet në vlerë monetare.“DRSHM ka ndjekë të gjitha rrugët ligjore përmes zyrës ligjore të MINT, avokaturës shtetërore, hetuesisë dhe prokurorisë së shtetit, OE ka arritur ujdi me avokaturën shtetërore qe ti kthej mjetet e financiare në thesarin e shtetit për dëmin e shkaktuar si dhe ka marrë ndëshkimin nga gjykata kompetente për përvetësim nga prona e huaj në këtë rast nga shteti, përkatësisht mospërgjegjësi (dhe shkelje kontrate) OE-ZKA”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.Në ministri nuk kanë treguar as sa është sasia e grurit që shteti posedon aktualisht.“Në bazë të planit strategjik dhe programit vjetor për rezervat shtetërore të mallrave, kriter për përcaktimin e sasisë merret numri i popullatës e cila mund të preket nga ndo një fatkeqësi e mundshme, ku shteti i ndanë sipas prioriteteve të tyre dhe fuqisë ekonomike.

Duke pasur parasysh këto praktika dhe mundësitë buxhetore të Shtetit të Kosovës, sasia e grurit është përcaktuar me planin strategjik dhe programin vjetor, ndërsa sa i përket sasisë dhe llojit të produktit konsiderohet informatë e klasifikuar bazuar në ligjin për rezervat shtetërore”, ka bërë të ditur tutje MINT.Para dy jave, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me një vit burgim me kusht pronarin e kompanisë “Universal Food” Sh.P.K, Bahadir Aksoy dhe me 5 mijë euro gjobë kompaninë në fjalë, se pa autorizim kishte disponuar sasinë prej 2,519.910 tonë grurë, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 529 mijë e 181 euro e 10 centë.Në fillim të këtij viti ishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Bahadir Aksoy dhe personit juridik “Universal Food”, Sh.P.K, për shkak të veprës penale “Disponimi dhe ndërrimi i mallit pa autorizim”, nga neni 29 i Ligjit nr. 03/L-244 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.Sipas prokurorisë, i akuzuari Bahadir Aksoy, në cilësi të pronarit dhe personit përgjegjës në kuadër të personit juridik “Universal Food” Sh.P.K, me seli në Fushë Kosovë, me qëllim të disponimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar atij në ruajtje dhe kujdes.Më 1 mars 2016, me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) si autoritet kontraktues, në cilësinë e operatorit ekonomik kishte lidhur kontratën për “Shërbimet e deponimit të grurit si rezervë shtetërore”. Përderisa MTI duke vepruar sipas kontratës, sasinë prej 4,673.8 ton e kishte deponuar tek operatori ekonomik i cekur, me rastin e përfundimit të kontratës, përkatësisht pranim-dorëzimit të grurit më 24 prill 2019, përkundër obligimit për dorëzim të sasisë së deponuar, te MTI kishte dorëzuar vetëm sasinë prej 2,153.890.Aksoy pa autorizim kishte disponuar sasinë prej 2,519.910 ton grurë, me këtë rast, buxhetit të Republikës së Kosovës i kishte shkaktuar dëm prej 529 mijë e 181 euro e 10 centë


Related Posts

Ndryshimet klimatike po na lënë pa frutin e preferuar
Bujqësi

Ndryshimet klimatike po na lënë pa frutin e preferuar

03/06/2025 | 21:20
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para
Bujqësi

Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para

19/12/2024 | 11:30
BE-ja ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rrezikshme
Bujqësi

BE-ja ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rrezikshme

19/12/2024 | 11:05
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲