• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Lul Raka jep disa përgjigje në pyetjet për pandeminë Covid-19 në Kosovë

Lul Raka jep disa përgjigje në pyetjet për pandeminë Covid-19 në Kosovë

22/04/2020 | 18:45
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 4 Mars!

04/03/2026 | 00:23
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.03.2026.) e mërkurë

04/03/2026 | 00:19
Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028

Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028

03/03/2026 | 13:59
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e martë

03/03/2026 | 08:13
Vendet që sot do të mbesin deri në 5 orë pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 3 Mars!

03/03/2026 | 03:24
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.03.2026.) e martë

03/03/2026 | 03:21
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e hënë

02/03/2026 | 08:43
Vendet që sot do të mbesin deri në 5 orë pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 3 Mars!

02/03/2026 | 00:04
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.03.2026.) e hënë

01/03/2026 | 23:59
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e diel

01/03/2026 | 10:01
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.02.2021.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.03.2026.) e diele

01/03/2026 | 00:44
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punimet në rrjetin elektrik ditën e fundit të Shkurtit!

27/02/2026 | 22:46
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Lul Raka jep disa përgjigje në pyetjet për pandeminë Covid-19 në Kosovë

Lul Raka jep disa përgjigje në pyetjet për pandeminë Covid-19 në Kosovë

22/04/2020 | 18:45
867
SHARES
2.5k
VIEWS
Shpërndaje

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se nëse qytetarët nuk tregojnë kujdes dhe nuk respektojnë masat kundër koronavirusit vala tjetër e shpërthimit mund të jetë po aq e keqe sikur kjo e para.

Këtë e ka thënë si përgjigje të pyetjes se a mund të kthehet koronavirusi pas 4 majit, deri kur janë në fuqi masat e qeverisë për parandalim të shpërndarjes së koronavirusit.

Në një postim në Facebook, Raka iu është përgjigjur disa prej pyetjeve kryesore të kohës lidhur me pandeminë.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 604 raste me Covid-19. 128 persona janë shëruar e 18 kanë vdekur.

1. A e kemi arritur pikun?

Piku është dita me numrin më të madh të rasteve. Ne e kemi pasur të dielën e kaluar me 79 raste. Uroj ta kemi kaluar. Numrat ditorë tregojnë numrin e të infektuarve nga ata që janë testuar. Por, për çdo rast aktiv (aktualisht kemi 458 raste aktive) kemi 5-10 raste tjera në komunitet, të cilët nuk janë testuar ende (2000-4000 raste).

Rastet e regjistruara gjatë kohës së izolimit përkojnë me pacientë të cilët janë infektuar 7-14 ditë më herët.

2. A mund të rikthehet koronavirusi pas 4 Majit?

Po. Sigurisht. Epidemia nuk mbaron me 4 Maj. Singapori, që ishte shembull i përballjes me koronavirus, këto ditë shënoi 1426 raste të reja në valën e dytë. Sëmundja u shfaq në konvikt të punëtorëve, i cili ishte i mbingarkuar dhe pa masa adekuate higjienike. Në veri të Kinës, po ashtu, kishte raste të reja.

Pas 4 majit, nja 5-10 ditë më vonë mbase mund të kemi një rritje të lehtë të numrave. Por këta duhet të jenë të menaxhueshëm për kapacitetet tona ekzistuese shëndetësore. Po ashtu, duhet të përgatitemi që pas kësaj kohe të vazhdojmë të testojmë rastet e reja, t’i izolojmë dhe gjurmojmë kontaktet e tyre.

Numri i personave të ndjeshëm dhe imunë në popullatë në fund të valës së parë e përcakton magnitudën potenciale të valës pasuese.

Por, nëse nuk respektohet distanca sociale dhe vazhdojmë grumbullimin sikur gjithçka u kry, atëherë vala tjetër mund të jetë po aq e keqe si kjo e para.

Segmentet vitale ekonomike parapërgatiten për të rifilluar punën bashkë me shtyllat kryesore buxhetore të Kosovës.

3. Testimet?

Faleminderit nga politikanë e analistë që e zbuluan ujin e ngrohtë dhe na udhëzuan se po u deshka të bëjmë sa më shumë teste. Rritja e numrit të testeve është drejtpërdrejtë në proporcion me numrin e testeve në dispozicion. Thjesht, nuk ka teste edhe nëse kemi para për t’i blerë sepse secili shtet shikon oborrin e vet në këtë ditë.

4. Çka duhet të plotësojmë për lehtësim të masave kufizuese?

• Përhapja e sëmundjes deri më 4 Maj është e kontrolluar nga autoritetet përgjegjëse

• Ka kapacitete për zbulim, testim, izolim dhe trajtim të çdo rasti me COVID-19 dhe gjurmohet çdo kontakt

• Reziku i shpërthimit menaxhohet në institucione shëndetsore dhe në shtëpi të pleqëve

• Në vendet e posahapura të punës ka masa parandaluese (distancë, maska, mbulesa të fytyrës, dorëza, dezinfektim sipërfaqesh).

• Rreziku i importimit të infeksioneve është i menaxhueshëm

• Popullata është plotësisht e përfshirë në zbatimin e normave të reja të sjelljes.

5.Kur mbyllet zyrtarisht epidemia?

28 ditë pas rezultatit negativ të pacientit të fundit të vërtetuar në laborator.

6.Deri kur do të kemi masa të lehta kufizuese?

Deri sa të kemi vaksinën ose ndonjë ilaç të aprovuar për trajtim.

Related Posts

Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 4 Mars!

04/03/2026 | 00:23
Parashikimi i motit për sot – e shtunë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.03.2026.) e mërkurë

04/03/2026 | 00:19
Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e martë

03/03/2026 | 08:13
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲