Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe i freskët. Mund të ketë edhe riga lokale shiu, kryesisht të intensitetit të dobët. Herë pas here do të ketë edhe intervale kohore me diell.
Në Shqipëri mot me më shumë diell. Gjatë pasditës në disa rajone kryesisht në lindje dhe juglindje priten riga lokale shiu. Në viset tjera të Shqipërisë kryesisht mot i thatë dhe me diell por edhe me vranësira kalimtare.
Në Maqedoninë Veriore mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në jugperëndim të vendit pasdite priten riga lokale shiu. Në Mal të Zi nesër kryesisht mot i thatë por i freskët, në bregdet më nxehtë. Reshje atmosferike nuk priten.
Të mërkurën në tërë rajonin mot pa reshje atmosferike dhe me më shumë rreze dielli posaçërisht në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, ndërsa në Kosovë përpos intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira kalimtare.
Të enjtën në Kosovë, pjesët lindore dhe juglindore të Shqipërisë dhe disa pjesë të Maqedonisë pritet të rikthehen rigat lokale të shiut. Vende-vende mund të ketë edhe rrebeshe kryesisht të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera pritet mot kryesisht i thatë me vranësira kalimtare dhe intervale kohore me diell. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të premtën, me intervale kohore të gjata me diell dhe mundësi për riga lokale shiu./Meteoballkan