Reshje jashtëzakonisht të fuqishme dhe procese të bujshme atmosferike goditën gjatë pasditës dhe natën e mbrëmshme shumë pjesë të rajonit tonë, e më së shumti pësuan disa pjesë të Bosnës, Kroacisë dhe Serbisë ku pati rrebeshe jashtëzakonisht të fuqishme, bubullima dhe vetëtima intensive si dhe erëra të stuhishme.
Raportohet se në këto pjesë të rajonit poti edhe vërshime lokale dhe dëme të konsiderueshme në disa kultura bujqësore si pasojë e furisë së natyrës. Edhe Kosova dje u përfshi nga rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, por rrebeshet ishin krejtësisht normale dhe të padëmshme me ndonjë përjashtim të vogël. Gjatë natës pati reshje shiu të cilat ende janë shumë të mirëseardhura për zbutjen dhe eliminimin e thatësisë ekstreme që përfshiu territoret tona dy muajt e kaluar.
Në vazhdim kemi disa pamje se si u dukën disa rajone në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci pas furisë së natyrës.