• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, Afrika veriore nuk lëshon pe!

Moti javor, Afrika veriore nuk lëshon pe!

24/08/2026 | 15:04

Njoftimi i KEDS, tregohen vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës!

18/09/2026 | 23:23
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.09.2026.) e shtunë

18/09/2026 | 23:20
Pushuesit bëhen dëshmitarë të një sulmi të tmerrshëm nga peshkaqeni në ujë

Pushuesit bëhen dëshmitarë të një sulmi të tmerrshëm nga peshkaqeni në ujë

18/09/2026 | 12:22
Medicane në Mesdhe? Sistemi u dobësua para se të merrte karakteristikat e një cikloni tropikal

Medicane në Mesdhe? Sistemi u dobësua para se të merrte karakteristikat e një cikloni tropikal

18/09/2026 | 11:19
OBM ngre alarm: Po shterojnë rezervat ujore të Tokës

OBM ngre alarm: Po shterojnë rezervat ujore të Tokës

18/09/2026 | 11:00
Himalajet po i afrohen një pike kritike për shkak të shkrirjes së përshpejtuar të akullnajave

Himalajet po i afrohen një pike kritike për shkak të shkrirjes së përshpejtuar të akullnajave

18/09/2026 | 10:20
Çmimet e derivateve për sot

Paralajmërohet shtrenjtimi i litrit të naftës në mbi 2 euro

18/09/2026 | 09:09
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e martë

Moti për sot dhe ditët në vazhdim – e premte

18/09/2026 | 08:08

Punimet në rrjet nesër, e premte, 18 shtator!

17/09/2026 | 23:50
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.06.2024.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.09.2026.) e Premte

17/09/2026 | 23:33
Çmimet e derivateve për sot

Sa po shitet nafta në Kosovë? MINTI publikon të dhënat e fundit

17/09/2026 | 19:06
Vorbulla polare po merr formë, shfaqen sinjalet e para për dimrin 2026/2027

Vorbulla polare po merr formë, shfaqen sinjalet e para për dimrin 2026/2027

17/09/2026 | 09:00
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, Afrika veriore nuk lëshon pe!

Moti javor, Afrika veriore nuk lëshon pe!

24/08/2026 | 15:04
1.6k
Shpërndarje
4.7k
Shikime
Shpërndaje

Jemi gati në fund të muajit Gusht dhe temperaturat po vazhdojnë të jenë mjaft të larta dhe kjo është plotësisht normale për këtë periudhë kohore edhe pse ndoshta temperaturat janë pak mbi vlerat e tyre mesatare për periudhën kohore në të cilën jemi.

Edhe gjatë kësaj jave do të vazhdojë dominimi anticiklonik dhe masat e nxehta ajrore direkt nga Afrika veriore, megjithatë atmosfera nuk do të jetë tërësisht stabile. Pothuajse çdo ditë do të ketë gjasa për zhvillime konvektive të cilat rrallë herë do të jenë të fuqishme.

Temperaturat me lëvizje të lehta gjatë javës, por vazhdon trendi i nxehtësisë, madje disa ditë sidomos afër fundjavës do të ketë intensifikim të vapës verore si pasojë e ndikimit direkt të masave ajrore mjaft të nxehta me origjinë nga Afrika veriore.

Fillimi i javës mjaft i nxehtë me mundësi për rrebeshe të izoluara në disa zona të Kosovës dhe më shumë në pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë juglindore.

Edhe dita e martë do të jetë shumë e nxehtë, por orëve të pasdites vende-vende do të ketë destabilizim të atmosferës me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Zhvillimet do të jenë vetëm në disa zona, prandaj shumë zona tjera nuk do të preken nga këto zhvillime. Temperaturat mjaft të larta do të pësojnë ulje të lehta të martën pasdite e më të theksuara në zonat me vranësira e rrebeshe shiu, por kjo nuk do të ndikojë shumë përgjithësisht në vazhdimin e vapës verore.

Nga e mërkura edhe pse temperaturat do të pësojnë ulje të lehta do të vazhdojnë periudhat e gjata me diell dhe vapë verore, megjithatë gjithnjë do të ketë gjasa për zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Të enjten pritet mot kryesisht me diell në të gjitha viset dhe i nxehtë, por jo ekstremisht i nxehtë.

Sipas zhvillimeve aktuale sinoptike nga e Premtja do të kemi fuqizim të masave të nxehta ajrore, prandaj pritet që temperaturat të ngriten përsëri në nivele deri në 35 gradë Celsius apo edhe më shumë. Përkundër rritjes së temperaturave depërtimi i masave ajrore jo-stabile edhe pse të pakta mund të shkaktojë zhvillime të rrebesheve apo ndonjë stuhi të izoluar të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Dita e Premte dhe e Shtunë do të jenë më të nxehta të kësaj jave, me temperatura të cilat në Kosovë mund të arrijnë deri në 37 apo 38 gradë Celsius ato maksimalet, por kjo do të varet tërësisht nga zhvillimet lokale konvektive që priten ato ditë.

Në Shqipëri po ashtu një javë shumë e nxehtë, por me mundësi për rrebeshe dhe freski afatshkurtra në zona të izoluara.

Ditën e fundit të javës presim ulje të temperaturave, por prapë do të mbetet mjaft nxehtë si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri e rajon.

Pra, për fund: edhe një javë shumë e nxehtë, por jo tërësisht stabile. Gjatë javë përpos nxehtësisë do të ketë zhvillime të stuhive të izoluara të cilat nuk do të ndikojnë shumë në zbutjen e thatësisë. Normalisht disa rajone do të kenë lehtësim në këtë aspekt, por në përgjithësi do të vazhdojë thatësia dhe vapa intensive. Intensifikim të vapës do të kemi të Premten dhe të shtunën ku orëve të pasdites dhe mbrëmjes prapë priten rrebeshe të izoluara në disa zona. Freskim i lehtë të dielen.

Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë, Ndryshime në parashikim mund të ketë ngase kemi ajrin shumë të nxehtë afrikan dhe po ashtu depërtimin e disa sistemeve të dobëta të ajrit jo-stabil nga veriperëndimi dhe varësisht nga interaksioni mes këtyre masave ajrore do të ketë edhe zhvillime ndoshta të “papritura”.

Për çdo ndryshim eventual në parashikim do të njoftoheni me kohë në postimet tona të përditshme në MeteoBallkan./MeteoBallkan

Rekomandime

Kosovë

Njoftimi i KEDS, tregohen vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës!

18/09/2026 | 23:23
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e shtunë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.09.2026.) e shtunë

18/09/2026 | 23:20
Pushuesit bëhen dëshmitarë të një sulmi të tmerrshëm nga peshkaqeni në ujë
Lajme

Pushuesit bëhen dëshmitarë të një sulmi të tmerrshëm nga peshkaqeni në ujë

18/09/2026 | 12:22
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲