• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, çfarë moti na pret gjatë kësaj jave!

Moti javor, çfarë moti na pret gjatë kësaj jave!

11/08/2025 | 12:53
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

05/11/2025 | 08:21
Blloku A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë, KEK tregon se a do të kthehen reduktimet e rrymës

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 5 nëntor

04/11/2025 | 23:35
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.11.2025.) E mërkurë

04/11/2025 | 23:29
Gjendja sinoptike pas frontit të ftohtë dhe tendencat për ditët e ardhshme!

Gjendja sinoptike pas frontit të ftohtë dhe tendencat për ditët e ardhshme!

04/11/2025 | 13:28
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e martë

04/11/2025 | 08:21
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punimet në rrjet të martën, sipas njoftimit të KEDS!

03/11/2025 | 22:08
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.11.2025.) E Martë

03/11/2025 | 22:00
Javë me mot dinamik, nuk mungojnë reshjet!

Javë me mot dinamik, nuk mungojnë reshjet!

03/11/2025 | 21:44
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

03/11/2025 | 08:00
Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon vendet ku nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të rrymës!

Punime në rrjet të hënën me 3 nëntor!

02/11/2025 | 22:43
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.11.2025.) E Hënë

02/11/2025 | 22:34
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e diel

02/11/2025 | 08:52
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, çfarë moti na pret gjatë kësaj jave!

Moti javor, çfarë moti na pret gjatë kësaj jave!

11/08/2025 | 12:53
1.9k
SHARES
5.3k
VIEWS
Shpërndaje

E tërë java do të jetë nën ndikimin e masave të fuqishme ajrore anticiklonike dhe nën këto kushte do të mbajë mot me diell dhe kryesisht i thatë si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi.

Temperaturat do të jenë mjaft të larta gjatë tërë javës, nën ndikimin konstant të masave shumë të nxehta ajrore që origjinën e kanë në Afrikën veriore. Temperatura shumë të larta kanë përfshirë edhe shumë pjesë të Kontinentit të Vjetër sidomos jugun e Francës dhe shumë pjesë të Spanjës dhe Italisë.

Temperaturat mjaftë të larta do të përfshijnë edhe Gjermaninë dhe Evropen qendrore, ndërkohë që nga njëherë kjo nxehtësi depërton edhe në Britaninë e Madhe.

Përpos nxehtësisë në disa vise do të krijohen kushte për krijimin e disa stuhive të fuqishme të izoluara, por jo në viset tona. Fjala është për pjesë të Spanjës, jug të Francës, pjesë të Italisë, Gjermanisë dhe Evropes qendrore. Por kryefjalë e zhvillime do të jetë vala e nxehtësisë.

Në viset tona do të ketë vetëm nxehtësi e diell dhe pa mundësi për ndonjë shi deri të Enjten. Temperaturat në Kosovë afërsisht nga 35 deri në 38 gradë Celsius. Në Shqipëri mbi 40 gradë Celsius.

Të Enjten pasdite vetëm në disa vise malore në Shqipëri dhe Mal të Zi do të ketë mundësi për zhvillimin e disa vranësirave me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, por shumica absolute e territorit mbetet e thatë dhe me diell e nxehtësi intensive.

Vala e nxehtësisë do të vazhdojë edhe nga e Premtja dhe për fundjavë, megjithatë mund të ketë disa gjasa apo sinjale për zbutjen sadopak të saj apo për ulje kryesisht të lehta të temperaturave. Për rreth viseve malore do të ketë mundësi për zhvillime të rrebesheve të pasditeve me vetëtima dhe bubullimë sidomos në disa pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi duke mos përjashtuar tërësisht edhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Këto zhvillime eventuale do të jenë të izoluara dhe të përqendruara kryesisht disa viseve kodrinore-malore.

Pra, edhe një javë shumë e nxehtë në të gjitha viset tona. Reshje nuk do të ketë fare deri ditën e Enjten, ndërsa edhe të Enjten ato fillojnë vetëm në disa zona të izoluara kryesisht kodrinore-malore. Do të jenë reshje afatshkurtra.

“Zbutja” sadopak e nxehtësisë ekstreme vjen të Enjten, Premten (kjo mbetet pak diskutabile) dhe në fundjavë, por ende mbetet mjaft nxehtë dhe kryesisht pa reshje atmosferike në pjesën më të madhe të territoreve tona.

Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë dhe ndryshime të vogla në parashikim mund të ketë. Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e martë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

05/11/2025 | 08:21
Blloku A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë, KEK tregon se a do të kthehen reduktimet e rrymës
Kosovë

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 5 nëntor

04/11/2025 | 23:35
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.11.2025.) E mërkurë

04/11/2025 | 23:29
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲