• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, Cikloni në Itali dhe frontet nga Evropa qendrore mbajnë motin mjaft të paqëndrueshëm!

Moti javor, Cikloni në Itali dhe frontet nga Evropa qendrore mbajnë motin mjaft të paqëndrueshëm!

24/06/2024 | 11:34

KEDS tregon për ndërprerjet e rrymës të hënën!

14/09/2026 | 00:04
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.09.2026.) e hënë

13/09/2026 | 23:09

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

13/09/2026 | 09:18
Moti për sot dhe ditët në vijim – e shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! e diel, (13.09.2026.)

13/09/2026 | 00:14
E pazakontë në Hawaii: Për herë të parë pati paralajmërim për tornado gjatë kalimit të uraganit

E pazakontë në Hawaii: Për herë të parë pati paralajmërim për tornado gjatë kalimit të uraganit

12/09/2026 | 11:41
Momenti kur tromba ujore dhe një varkë turistike u gjendën shumë pranë njëra-tjetrës në Itali

Momenti kur tromba ujore dhe një varkë turistike u gjendën shumë pranë njëra-tjetrës në Itali

12/09/2026 | 09:34
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e shtunë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e shtunë

12/09/2026 | 09:06

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 12 shtator!

11/09/2026 | 23:30
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.09.2026.) e shtunë

11/09/2026 | 23:19
Përdoret kodi emergjent në fluturimin Cyrih – Prishtinë, aeroplani bën ulje të menjëhershme

Përdoret kodi emergjent në fluturimin Cyrih – Prishtinë, aeroplani bën ulje të menjëhershme

11/09/2026 | 20:12
Spliti i Kroacisë nën ujë: Stuhia e fuqishme përmbyt qytetin brenda pak minutave

Spliti i Kroacisë nën ujë: Stuhia e fuqishme përmbyt qytetin brenda pak minutave

11/09/2026 | 18:58
Turbulencë e fuqishme në Shqipëri, reshje edhe në Kosovë!

Destabilizim dhe freskim i shumëpritur!

11/09/2026 | 16:59
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, Cikloni në Itali dhe frontet nga Evropa qendrore mbajnë motin mjaft të paqëndrueshëm!

Foto: wxcharts.com

Moti javor, Cikloni në Itali dhe frontet nga Evropa qendrore mbajnë motin mjaft të paqëndrueshëm!

24/06/2024 | 11:34
1.3k
Shpërndarje
3.7k
Shikime
Shpërndaje

Atmosfera reagoi mjaft bujshëm të Dielën me depërtimin e një fronti të dobët të ftohtë ajror me kontaktin në ajrin shumë “të sertë” afrikan. Mbi Kosovë gjatë ditës së djeshme u krijuan disa sisteme stuhish shumë të fuqishme që prodhuan rrebeshe shumë intensive dhe breshër gjigand dhe u shkaktuan edhe dëme materiale.

Sistemi më i fuqishëm u krijua dhe u fuqizua në Fushën e Kosovës i cili kapi edhe Prishtinën.

Temperaturat shënuan ulje, por mbeti zagushia, ndërsa edhe gjatë javës së re priten temperatura verore, por jo sikur ditët që lamë pas.

Cikloni i shtresave të larta atmosferike i cili është stacionuar në Itali ose përtej brigjeve të Italisë është më së shumti përgjegjës për gjendjen e krijuar, ndërsa frontet e  ftohta nga Evropa qendrore do të depërtojnë shumë lehtë gjatë kësaj jave duke destabilizuar atmosferën pothuajse çdo ditë, ngase nuk do të ketë ndonjë bllokadë anticiklonike që do të mbajë atmosferën stabile.

Si pasojë këtyre masave të paqëndrueshme dhe ajrit të nxehtë që vjen nga Afrika veriore dhe dita e gjatë verore stuhitë të fuqishme të së dieles mund të përsëriten në disa rajone të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Është jashtëzakonisht e vështirë të përcaktohet rajoni i saktë ku do të ndodhë një stuhi e madhe verore.

Pra, nga sot (e hënë) atmosfera do të jetë gjithnjë e më jo-stabile, por nuk do të mungojnë intervalet e gjata kohore me diell. Pas paraditeve të nxehta, çdo pasdite do të ketë gjasa për zhvillime mjaft të fuqishme konvektive që do të krijohen kushte për stuhi mjaft të fuqishme lokale. Të gjitha këto zhvillime do të jenë të karakterit lokal. përderisa një rajon përfshihet nga ndonjë shtrëngatë mjaft të fuqishme, rajone tjera jo shumë larg kapen nga ndonjë rigë shiu ose pa reshje fare.

Pothuajse çdo ditë deri të shtunën do të ketë gjasa për zhvillime të rrebesheve të fuqishme lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe mundës për breshër. Temperaturat do të jenë të larta në kohën e intervaleve kohore me diell, për të pësuar ulje në kohën e vranësirave e rrebesheve të shiut, ndërkohë që vazhdon zagushia e lartë për shkak të lagështisë së lartë relative të ajrit.

Stabilizim të motit presim ditën e shtunë. E Diela pritet të jetë ditë shumë e nxehtë verore dhe pa rrebeshe shiu. Temperaturat përsëri mund të rriten deri në 35 gradë Celsius edhe në Kosovë.

Temperaturat gjatë javës (ditëve të punës) do të shënojnë rritje afërisht deri në 32 gradë Celsius në Kosovë dhe deri në 35 gradë Celsius në Shqipëri ndërsa ato nuk do të jenë konstante apo stabile, ngase do të varen nga zhvillimet ditore dhe do të pësojnë luhatje të shpeshta. Pak më freskët sidomos në mesjavë ose të Enjten dhe të Premten Dita më e nxehtë në Kosovë pritet të jetë sot (e hënë) dhe dita e fundit e vikendit apo e Diela kur temperatura mund të shkojë deri në 36 gradë Celsius.

Më së shumti rrebeshe shiu gjatë kësaj jave priten në viset kontinentale sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, pastaj në veri të Malit të Zi dhe sidomos në Luginë të Preshevës, por edhe në viset kontinentale të Shqipërisë, megjithatë edhe në bregdetin shqiptar nuk do të mungojnë stuhitë afatshkurtra lokale, por kjo nuk do të ndikojë shumë në prishjen e pushimeve në bregdet. Normalisht mund të ndodhë ndonjë ditë gjatë javës të ketë më shumë vranësira dhe ndonjë reshje, por jo për kohë shumë të gjatë.

Për shkak të atmosferës jashtëzakonisht dinamike që pritet këtë javë ndryshime në parashikim mund të ketë. Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

 

 

 

 

Rekomandime

Kosovë

KEDS tregon për ndërprerjet e rrymës të hënën!

14/09/2026 | 00:04
Parashikimi i motit për sot – e enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.09.2026.) e hënë

13/09/2026 | 23:09
Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e diel

13/09/2026 | 09:18
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲