• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, fundi i Prillit dhe fillimi i Majit 2025!

Moti javor, fundi i Prillit dhe fillimi i Majit 2025!

28/04/2025 | 23:08
Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem

Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem

11/11/2026 | 10:23
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

11/11/2026 | 07:44
Gabimi me frenat e dorës në temperatura nën zero

Gabimi me frenat e dorës në temperatura nën zero

11/11/2026 | 07:37
Lumi që prodhon borë në sasi gjigante

Lumi që prodhon borë në sasi gjigante

11/11/2026 | 07:16

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 11 nëntor!

10/11/2026 | 23:10
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.11.2026.) e mërkurë

10/11/2026 | 22:29
Çka janë ‘ballkonet solare’ që po lulëzojnë në Gjermani?

Çka janë ‘ballkonet solare’ që po lulëzojnë në Gjermani?

10/11/2026 | 08:49

Mbi 20 gradë në Ballkan në mes të nëntorit

10/11/2026 | 07:00
Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para

Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para

10/11/2026 | 06:55
Moti javor, temperatura më të larta dhe reshje atmosferike!

Moti javor, temperatura më të larta dhe reshje atmosferike!

10/11/2026 | 00:18

Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 10 nëntor!

09/11/2026 | 23:41
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.11.2026.) e martë

09/11/2026 | 23:37
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, fundi i Prillit dhe fillimi i Majit 2025!

Image: Wxcharts.com

Moti javor, fundi i Prillit dhe fillimi i Majit 2025!

28/04/2025 | 23:08
1.5k
Shpërndarje
4.4k
Shikime
Shpërndaje

Nën kushte stabile anticiklonike do të përfundojë muaji Prill i këtij viti 2025. Temperaturat do të jenë tipike pranverore dhe tipike për këtë periudhë kohore.

Pra, dy ditët e fundit të muajit do të karakterizohen me stabilitet të plotë atmosferik sidomos në Kosovë dhe rrethinë, ndërsa disa zhvillime krejtësisht të pakta dhe të izoluara mund të ndodhin në jug të Shqipërisë dhe disa vise në Maqedoninë e Veriut ditën e Martë. Temperaturat do të rriten në tërë rajonin pas një jave jo-stabile, megjithatë në shumë zona mbesin prezente erërat e freskëta nga verilindja që pengojnë rritjen e ndjeshme të temperaturave.

Dita e parë e Majit do të karakterizohet po ashtu me mot kryesisht stabil dhe me diell, por disa zona të izoluara mund të kenë ndonjë zhvillim të ndonjë rrebeshi afatshkurtër shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Probabilitet më të lartë për ndonjë rrebesh shiu të Enjten do të ketë Lugina e Preshevës dhe verilindja e Maqedonisë së Veriut dhe atë kryesisht në zonat kodrinore-malore. Ndonjë rrebesh i izoluar mund të ndodhë edhe në ndonjë rajon tjetër, por në përgjithësi atmosfera do të jetë e qetë, me diell dhe stabile.

Temperaturat do të vazhdojnë të rriten edhe në fundjavë dhe nuk priten zhvillime të mëdha. Dita e dytë e Majit mund të krijojë kushte për stuhi të izoluara në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Temperaturat në Kosovë do të rriten nga dita në ditë, por gradualisht dhe pritet të arrijnë deri në 26 apo 27 gradë Celsius në fundjavë, ndërsa në Shqipëri deri afër 30 gradë Celsius. Edhe në Maqedoninë Veriore do të jenë për dy apo tri shkallë më lartë se në Kosovë.

Fundjava vjen e ngrohtë dhe kryesisht me diell. Do të ketë gjasa për zhvillime të rrebesheve të izoluara me vetëtimë dhe bubullimë, por pa ndonjë impakt të madh në gjendjen e përgjithshme./MeteoBallkan

Rekomandime

Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem
Botë

Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem

11/11/2026 | 10:23
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Kosovë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

11/11/2026 | 07:44
Gabimi me frenat e dorës në temperatura nën zero
Lajme

Gabimi me frenat e dorës në temperatura nën zero

11/11/2026 | 07:37
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲