• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, javë e begatshme me reshje atmosferike, fundjava me gjasa shumë të mira për reshje bore!

Moti javor, javë e begatshme me reshje atmosferike, fundjava me gjasa shumë të mira për reshje bore!

16/01/2023 | 19:04
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 24 nëntor!

23/11/2025 | 23:36
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.04.2021.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.11.2025.) E Hënë

23/11/2025 | 23:31
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e diel

23/11/2025 | 08:25
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën!

23/11/2025 | 00:27
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.11.2025.) E Diele

23/11/2025 | 00:18
Borë në Kroaci, veturat bllokohen në trafik

Borë në Kroaci, veturat bllokohen në trafik

22/11/2025 | 16:25
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

22/11/2025 | 08:55
Cikloni mbërthen Ballkanin me shi e borë!

Cikloni mbërthen Ballkanin me shi e borë!

22/11/2025 | 01:01
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për punime në rrjet të shtunën me 22 nëntor!

21/11/2025 | 22:31
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! 06.01.2021 E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.11.2025.) E Shtunë

21/11/2025 | 22:10
Biznesmeni italian bie me makinë në ujë, shqiptari hidhet – thyen xhamin dhe i shpëton jetën

Biznesmeni italian bie me makinë në ujë, shqiptari hidhet – thyen xhamin dhe i shpëton jetën

21/11/2025 | 09:02
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

21/11/2025 | 08:04
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, javë e begatshme me reshje atmosferike, fundjava me gjasa shumë të mira për reshje bore!

Moti javor, javë e begatshme me reshje atmosferike, fundjava me gjasa shumë të mira për reshje bore!

16/01/2023 | 19:04
2.6k
SHARES
7.4k
VIEWS
Shpërndaje

Pas periudhave të gjata të motit stabil dhe pothuajse pranveror, gjatë kësaj jave moti po ndryshon në mënyrë drastike, por ende do të jemi nën ndikimin e masave mjaft të ngrohta ajrore që vijnë nga Mesdheu dhe Afrika veriore.

Ditët e para të javës do të karakterizohen me reshje të shpeshta shiu, shumë më intensive në veri të Shqipërisë dhe Dukagjin të Kosovës, por edhe viset tjera do të përfshihen herë pas here nga reshjet e shiut. Erëat jugore, jugperëndimore dhe juglindore do të fuqizohen për shkak të afrimit të masave mjaft të fuqishme ciklonike.

Deri të premtën do të jemi nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, por mjaft jo stabile dhe të lagështa. Priten reshje të shpeshta shiu si dhe mundësi edhe për rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë reshje mjaft të dendura që mund të shkaktojnë edhe fryrjen e lumenjve dhe rrëshqitje të dherave. Reshjet më të dendura priten fillimisht në veriperëndim, perëndim, veri dhe jug të Kosovës, pastaj reshje të dendura priten në gati tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Reshje mjaft të fuqishme shiu priten në Mal të Zi dhe shumë zona të Shqipërisë. Po ashtu gjatë javës reshje të dendura priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore.

Temperaturat deri ditën e premte do të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore përkunder reshjeve të shiut. Temperatura e lartë do të vërehet sidomos në intervalet kohore pa reshje dhe kur do të ketë rreze diellore.

Nga e premta masat e fuqishme ciklonike do të lëvizin më në lindje dhe po ashtu do të mbesin ende aktive në Mesdhe dhe për këtë arsye do të fillojnë të depërtojnë masa më të ftohta ajrore nga Alpet Evropiane dhe Atlantiku verior. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe reshjet e shiut në shumë zona do të shndërrohen në reshje bore.

Bazuar në ecuritë aktuale sinoptike kësaj radhe do të kemi reshje intensive bore, por megjithatë çdo ndryshim i lëvizjes së qendrës ciklonike mund të ndikojë dukshëm në sasinë e reshjeve të borës, prandaj ende nuk mund të përcaktojmë saktë se sa do të jetë sasia e borës, por shpresat dhe gjasat janë shumë të mëdha që entuziastët e borës më në fund do të kenë për çfarë të gëzohen.

Në zonat e reshjeve të dendura të shiut mund të ketë problematika për shkak të sasisë së madhe të shiut që parashihet të bije.

Përkundër reshjeve të borës që priten gjatë fundjavës sipas ecurive aktuale acar shumë të madh nuk pritet të ketë, ngase këto masa të ftohta ajrore kanë origjinën nga Alpet dhe Atlantiku verior dhe jo origjinë nga Rusia gjegjësisht Siberia.

Ishin këto disa të dhëna dhe parashikime për motin gjatë kësaj jave dhe fundjavës. Disa ndryshime ende mund të ndodhin dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

 


Related Posts

Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 24 nëntor!

23/11/2025 | 23:36
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.04.2021.) E Martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.11.2025.) E Hënë

23/11/2025 | 23:31
Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e diel

23/11/2025 | 08:25
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲