• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, javë më dinamike, e ngrohtë, por me stuhi lokale!

Moti javor, javë më dinamike, e ngrohtë, por me stuhi lokale!

10/03/2025 | 15:30
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova

171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova

11/11/2026 | 12:32
Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem

Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem

11/11/2026 | 10:23
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

11/11/2026 | 07:44
Gabimi me frenat e dorës në temperatura nën zero

Gabimi me frenat e dorës në temperatura nën zero

11/11/2026 | 07:37
Lumi që prodhon borë në sasi gjigante

Lumi që prodhon borë në sasi gjigante

11/11/2026 | 07:16

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 11 nëntor!

10/11/2026 | 23:10
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.11.2026.) e mërkurë

10/11/2026 | 22:29
Çka janë ‘ballkonet solare’ që po lulëzojnë në Gjermani?

Çka janë ‘ballkonet solare’ që po lulëzojnë në Gjermani?

10/11/2026 | 08:49

Mbi 20 gradë në Ballkan në mes të nëntorit

10/11/2026 | 07:00
Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para

Uji nga kondicioneri mund të bëhet shpëtim për lulet, xhamat dhe të ju kursejë para

10/11/2026 | 06:55
Moti javor, temperatura më të larta dhe reshje atmosferike!

Moti javor, temperatura më të larta dhe reshje atmosferike!

10/11/2026 | 00:18

Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën, 10 nëntor!

09/11/2026 | 23:41
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, javë më dinamike, e ngrohtë, por me stuhi lokale!

Image: Wxcharts.com

Moti javor, javë më dinamike, e ngrohtë, por me stuhi lokale!

10/03/2025 | 15:30
1.4k
Shpërndarje
4k
Shikime
Shpërndaje

Java ka filluar e ngrohtë, me diell dhe vranësira lokale të niveleve të larta atmosferike. Temperaturat janë dukshëm mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, ndërkohë që ndryshimi i motit po afron, por jo në të gjitha viset priten reshje të shumëpritura atmosferike.

Fillimisht reshje dhe rrebeshe intensive shiu priten në Mal të Zi, pastaj edhe në disa zona të Shqipërisë dhe mund të ndodhë ndonjë rrebesh në disa zona të Republikës së Kosovës. Në Shqipëri dhe Mal të Zi lokalisht parashihen stuhi dhe shtrëngata të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Stuhitë do të jenë lokale më të përhapura në Mal të Zi me rrebeshe shumë intensive që mund të shkaktojnë vërshime atje.

Ndonjë stuhi kalimtare e izoluar mund të përfshijë edhe ndonjë pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, por modelet nuk japin shumë shpresa për këtë, megjithatë lokalisht gjatë javës priten reshje e rrebeshe shiu në shumë pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Periudhat pa reshje do të jenë shumë më të gjata.

Në aspektin termik pritet një javë mjaft e ngrohtë, madje mund të jetë ekstremisht e ngrohtë për këtë periudhë kohore për shkak të rrymimeve të vazhdueshme ajrore nga jugu dhe jugperëndimi. Temperaturat janë rritur dukshëm këto ditë, por ato mund të rriten edhe më shumë të Premten dhe të Shtunën me depërtimin e një mase ajrore edhe më të nxehtë direkt nga Afrika Veriore ku temperaturat në Kosovë mund të arrijnë deri në 25 gradë Celsius.

Gjatë tërë javës ekzistojnë gjasa për ndonjë rrebesh lokal shiu, shumë të sigurta gjasat janë për Shqipërinë dhe Malin e Zi e më të pakta për Kosovës dhe Maqedoninë Veriore, megjithatë do të ketë diçka edhe pse në sasi më të pakta krahasuar me Malin e Zi dhe disa pjesë të Shqipërisë.

Ditën e fundit të javës parashihet të kemi një front të ftohtë ajror nga veriperëndimi që do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturave me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pra, një javë mjaft e ngrohtë, me diell dhe vranësira të shpeshta. Vende-vende me reshje dukshëm më intensive sidomos në Mal të Zi dhe pjesë të Shqipërisë. Më pak reshje në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, po do të ketë diçka.

Pasi që do të kemi ardhjen e ciklonit me rreshje tipike ortografike rajone të shumta sidomos malore (Shqipëri, Mal i Zi) përfitojnë shumë reshje shiu, ndërsa rajone tjera nuk përfitojnë fare apo shumë pak, prandaj gjatë kësaj jave presim ndryshime në parashikim sepse ende mund të kemi ndryshime të vogla vetëm sa iu përket reshjeve atmosferike.

Për çdo ndryshim në parashikim do të mundohemi të jemi sa më aktiv gjatë javës. Shpresojmë që edhe Kosova të përfitojë reshje shiu sepse janë shumë të nevojshme, por për parashikim shumë më preciz gjatë postimeve tona të ardhshme./MeteoBallkan

Rekomandime

171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Kosovë

171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova

11/11/2026 | 12:32
Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem
Botë

Stuhi e fuqishme drejt Gadishullit Iberik, paralajmërime për mot ekstrem

11/11/2026 | 10:23
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Kosovë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

11/11/2026 | 07:44
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲