• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, rritje graduale e temperaturave, reshje kryesisht të dobëta!

Moti javor, rritje graduale e temperaturave, reshje kryesisht të dobëta!

20/01/2025 | 13:32
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

15/11/2026 | 09:10

Punime në rrjet të dielën sipas njoftimit të KEDS!

15/11/2026 | 00:13
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.11.2026.) e diel

14/11/2026 | 23:58
Spektakël i rrallë natyror në Theth

Spektakël i rrallë natyror në Theth

14/11/2026 | 18:03
I ftohti arktik vjen në Kosovë, por është “jetëshkurtër”

I ftohti arktik vjen në Kosovë, por është “jetëshkurtër”

14/11/2026 | 12:53
Rekord i ri për El Niñon, kulmi ende përpara

El Niño drejt rekordeve historike? NOAA paralajmëron një fenomen jashtëzakonisht të fuqishëm

14/11/2026 | 11:59
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

14/11/2026 | 08:43
Zhvillim i jashtëzakonshëm në SHBA, pse u ndaluan të gjitha fluturimet

Zhvillim i jashtëzakonshëm në SHBA, pse u ndaluan të gjitha fluturimet

14/11/2026 | 06:49
Ndalohen fluturimet në SHBA!

Ndalohen fluturimet në SHBA!

13/11/2026 | 23:52

KEDS njofton për punimet në rrjet të shtunën, 14 Nëntor!

13/11/2026 | 23:34
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! e shtunë, (14.11.2026.)

13/11/2026 | 23:24
Pse ndryshon moti brenda pak orësh? Çka është fronti i ftohtë dhe si funksionon

Pse ndryshon moti brenda pak orësh? Çka është fronti i ftohtë dhe si funksionon

13/11/2026 | 19:51
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, rritje graduale e temperaturave, reshje kryesisht të dobëta!

Moti javor, rritje graduale e temperaturave, reshje kryesisht të dobëta!

Të Martën ulje e përkohshme e temperaturave për shkak të kalimit të një fronti me reshje kryesisht të dobëta.

20/01/2025 | 13:32
1.8k
Shpërndarje
5.3k
Shikime
Shpërndaje

Pas disa ditëve shumë të ftohta dhe me acar polar, temperaturat më në fund po shënojnë rritje graduale. Temperaturat kanë shënuar rritje që nga e Shtuna, por vetëm në shtresa më të larta atmosferike, ndërsa në sipërfaqe kemi pasur bllokimin e temperaturave mjaft të ulëta për shkak të fenomenit të inversionit të temperaturave për shkak të mjegullës dhe vranësirave të ulëta.

Kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm ku do të kemi alternime të shpeshta mes vranësirave e intervale kohore me diell. Nuk do të mungojnë reshjet atmosferike, të cilat megjithatë do të jenë të dobëta dhe të karakterit lokal. Mjegulla e cila pritet të shpërbëhet, por do të mbetet prezente herë pas here edhe gjatë kësaj jave sidomos orëve të natës dhe mëngjesit.

Reshje lokale shiu, shqote e bore priten të Martën, me mundësi edhe për shi të ngrirë. Reshjet do të jenë të dobëta, paksa më të theksuara në Shqipëri dhe viset kodrinore-malore.

E Mërkura vijon me mjegull në mëngjes dhe gjatë ditës me vranësira e intervale kohore me diell. Rrymimet ajrore do të fillojnë të jenë të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi. Temperaturat si ato minimale edhe ato maksimale rriten gradualisht pothuajse çdo ditë. Edhe përgjatë ditëve të javës nganjëherë do të ketë mundësi për ndonjë rigë afatshkurtër shiu, ndërsa të Premten mund të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë ajror me mundësi për reshje më intensive shiu , por asgjë serioze.

Pas frontit rikthehet mjegulla, por kësaj radhe gjatë ditës parashihet të kemi intervale kohore me diell të cilat do të shkaktojnë rritje të ndjeshme të temperaturave.

Pra, një javë me mot të ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta. Mjegulla edhe pse do të largohet pritet të rikthehet përsëri herë pas here sidomos mëngjeseve, megjithatë temperaturat shënojnë rritje për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu dhe jugperëndimi. Reshjet atmosferike do të jenë prezente nganjëherë po jo në sasi të mëdha. Ndonjë goditje e re dimërore as që vjen në konsideratë. Temperaturat nga -2 deri në 12 gradë Celsius në Kosovë. Në Shqipëri dukshëm më ngrohtë pas shiut të së Martës./MeteoBallkan

Rekomandime

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Kosovë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

15/11/2026 | 09:10
Kosovë

Punime në rrjet të dielën sipas njoftimit të KEDS!

15/11/2026 | 00:13
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.11.2026.) e diel

14/11/2026 | 23:58
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲