• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, vazhdojnë reshjet lokale, dimri mund të “godas” prapë krejt në fund të javes!

Moti javor, vazhdojnë reshjet lokale, dimri mund të “godas” prapë krejt në fund të javes!

31/03/2025 | 15:23
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

01/11/2026 | 09:12
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.11.2026.) e diel

31/10/2026 | 23:40

KEDS tregon për punime në rrjet për të dielën dhe të hënën!

31/10/2026 | 23:31
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

31/10/2026 | 09:56
Vjen cikloni i parë serioz!

Vjen cikloni i parë serioz!

30/10/2026 | 23:53
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.10.2026) e Shtunë

30/10/2026 | 23:13

KEDS njofton për punimet në rrjet të shtunën me 31 tetor!

30/10/2026 | 22:58

Çmimet e naftës rriten edhe më tej pas një incidenti në Hormuz

30/10/2026 | 14:37
50 milionë evropianë rrezikojnë të mos ngrohin dot shtëpitë këtë dimër, çmimet e energjisë arrijnë nivele rekord

50 milionë evropianë rrezikojnë të mos ngrohin dot shtëpitë këtë dimër, çmimet e energjisë arrijnë nivele rekord

30/10/2026 | 10:54
El Niño shkakton krizë të rëndë në Paqësor, 8 milionë njerëz preken nga thatësira

El Niño shkakton krizë të rëndë në Paqësor, 8 milionë njerëz preken nga thatësira

30/10/2026 | 09:41
Çifti jetuan në shtëpi për katër vjet, dhe më pas zbuluan një dhomë sekrete pas raftit të librave: Ajo që panë brenda i bëri të telefononin policinë

Çifti jetuan në shtëpi për katër vjet, dhe më pas zbuluan një dhomë sekrete pas raftit të librave: Ajo që panë brenda i bëri të telefononin policinë

30/10/2026 | 09:01
A po ndjeni dhimbje të kyçeve kur bëhet ftohtë, çfarë zbuluan studimet

A po ndjeni dhimbje të kyçeve kur bëhet ftohtë, çfarë zbuluan studimet

30/10/2026 | 08:03
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, vazhdojnë reshjet lokale, dimri mund të “godas” prapë krejt në fund të javes!

Foto: Meteociel

Moti javor, vazhdojnë reshjet lokale, dimri mund të “godas” prapë krejt në fund të javes!

31/03/2025 | 15:23
2.5k
Shpërndarje
7.2k
Shikime
Shpërndaje

Temperatura relativisht të ulëta kanë përfshirë rajonin tonë këto ditë dhe nganjëherë po ka reshje shiu. Reshjet janë të karakterit lokal dhe të herëpashershme.

Nën ndikimin e fuqishëm të fushave ajrore me presion të ulët atmosferike që po shtrihen gjerësisht në juglindje të Evropes kemi vranësira të shumta dhe reshje të herëpashershme. Në Shqipëri reshjet janë në formë të rrebesheve lokale.

Fushat ajrore me presion të ulët atmosferik gjatë kësaj jave do të fillojnë të dobësohen, por nuk do të kemi përmirësim të motit ashtu siç dëshirojmë, sepse këto fusha ajrore edhe pse pak më të dobëta do të jenë ende mjaft aktive.

Tri ose katër ditët e para të javës do të jemi nën ndikimin e shumë vranësirave dhe rigave lokale të shiut. Në Shqipëri rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë sidomos në zonat jugore dhe perëndimore. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë relativisht të ulëta. Çdo ditë do të ketë gjasa për reshje lokale, por në përgjithësi nuk priten reshje të mëdha me përjashtim të disa viseve të Shqipërisë ku rrebeshet mund të jenë më intensive.

Vranësirat megjithatë luajnë një rol shumë pozitiv këto netë sepse pengojnë paraqitjen e ngricave të mëngjesit që do të mund të jenë shumë të dëmshme.

Me afrimin e fundjaves temperaturat ditore do të fillojnë të rriten dhe priten më shumë intervale kohore me diell, por reshjet mbesin prezente të lokalizuara. Në fundjavë parashihet të kemi rritje të përkohshme të temperaturave para se një masë edhe më e fuqishme ajrore e ftohtë të troket në viset tona.

Potencial për dimër.

Dimri mund të rikthehet fuqishëm krejt në fund të javës ku parashihet ardhja e një mase ajrore me origjinë polare direkt nga Rusia. Fillimisht pritet të kemi reshje shiu të cilat në viset kodrinore-malore do të shndërroheshin menjëherë në borë, por kjo nuk është e tëra. Me uljen e mëtutjeshme të temperaturave reshje bore parashihen edhe në shumë ultësira të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kontinentale.

Ajri i ftohtë që po vjen nga fundi i javës dhe fillimi i javës së re mund të jetë mjaft i dëmshëm nëse është i thatë dhe shoqërohet me kthjellime, por nëse do të kemi ndonjë ciklon apo ciklogjenezë të fuqishme atëherë i ftohti do të shoqërohej me reshje bore dhe shumë vranësira. Në rastin e dytë dëmet do të ishin më të pakta dhe acari i dëmshëm do të ishte më i butë. Këto dy skenare janë ende të hapura dhe sinqerisht të shpresojmë që megjithatë të realizohet opsioni që sjellë më pak dëme në vegjetacionin e pranverës. Kjo mbetet për tu parë në evoluimin e mëtutjeshëm të gjendjes sinoptike.

Pra, për fund: Një javë realtivisht e ftohtë, me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Në Shqipëri me rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë (jug dhe perëndim). Afër fundit të javës rritje e temperaturave, por krejt në fund të javës ulje e fuqishme e temperaturave dhe potencial edhe për reshje bore.

Ndryshimet në parashikim gjatë kësaj jave janë të paevitueshme sidomos për formën dhe mënyrën e ardhjes së ajrit mjaft të ftohtë ditën e fundit të javës dhe fillimit të javës së re, prandaj sinqerisht të shpresojmë që të mos kemi acar të fortë, por shenjat nuk janë fare të mira./MeteoBallkan

Rekomandime

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Kosovë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

01/11/2026 | 09:12
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (01.11.2026.) e diel

31/10/2026 | 23:40
Kosovë

KEDS tregon për punime në rrjet për të dielën dhe të hënën!

31/10/2026 | 23:31
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲