Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë, me vranësira të dendura e reshje të herëpashershme, lokale shiu. Në viset malore reshje të herëpashershme bore.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 2 deri në 8 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e premtja pritet të kushtëzojë mot me vranësira e reshje lokale, ndërsa në disa zona do të ketë intervale kohore me diell. Intervale me diell priten në perëndim të Shqipërisë e në viset tjera vranësirat do të jenë dominuese.
E shtuna pritet të kushtëzojë mot me vranësira të shumta orëve të paradites, kurse pasdite priten intervale kohore me diell në gjithë rajonin e në shumë zona do të ketë kthjellime të plota. Ende në disa rajone parashihen reshje të pakta të izoluara.
Më shumë rreze diellore presim të dielën kur pritet përmirësim gradual i motit, kurse në veri të Kosovës do të ketë vranësira. Temperaturat do të fillojnë të rritën e të hënën presim ditë të vërtetë pranverore./MeteoBallkan















