Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë paksa i ftohtë ,ndërsa dita relativisht e ngrohtë dhe stabile.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 0 gradë Celsius, kurse maksimalet deri në 17 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme të cilat do të shtohen orëve të mbrëmjes. Në Shqipëri kryesisht me diell dhe vranësira të shtresave të larta.
Destabilizim të Enjten
Të enjten në mëngjes reshje lokale shiu priten të fillojnë në pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë ditës priten intervale shiu në Kosovë dhe Maqedoni e më pak në Shqipëri. Vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu sidomos në Maqedoninë Veriore mund të përcjellen edhe me ndonjë bubullimë.
Në viset më të larta malore priten reshje shqote e bore.
Nga e Premtja stabilizim i motit./MeteoBallkan














