Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot stabil dhe mjaft i këndshëm pranveror. Gjatë ditës pritet të kemi diell dhe ndonjë vranësira të paktë lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme.
Minimalja parashihet të zbres deri në 2 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 23 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot pranveror, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme në tërë rajonin duke kushëzuar një ditë të vërtet stabile pranverore.
Mot me diell dhe i ngrohtë do të mbajë edhe të martën , megjithatë priten pak më shumë vranësira dhe mundësi për ndonjë rigë të izoluar shiu. Të mërkurën dhe të enjten ulje e temperaturave për shkak të depërtimit të masave më të ftohta ajrore direkt nga verilindja dhe ka gjasa që të ketë edhe ngrica orëve të hershme të mëngjesit për shkak të kthjellimeve potenciale që mund të priten në atë kohë./MeteoBallkan














