Nesër në Kosovë do të mbajë mot i kthjellët, me shumë rreze diellore dhe i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje të theksuar dhe ato maksimalet do të sillen nga 18 deri në 21 gradë Celsius në nivel vendi.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot i kthjellët dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 23-24 gradë Celsius në nivel rajoni.
Të premten në tërë rajonin do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave. Në mbrëmje në Kosovë do të fillojnë të fryjnë erëra veriore dhe do të ketë shtim të vranësirave të cilat mund të sjellin edhe riga të dobëta lokale shiu.
Të shtunën dhe të dielën në Kosovë do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave, ulje të theksuara të temperaturave, reshje shiu dhe mundësi edhe për reshje dëbore. Në intervale të caktuara reshjet mund të jenë intensive. Në Kosovë përpos viseve kodrinore-malore reshje mjaft dekorative-estetike bore mund të ketë edhe nëpër disa ultësira. Reshjet e shiut gradualisht do të përhapen edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Në viset malore do të ketë reshje dëbore./Meteoballkan