Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me mjegull dhe ngrica, sepse temperatura minimale pritet të zbres deri në -1 gradë Celsius. Dita stabile dhe me rritje të temperaturave deri në 17 apo ndoshta edhe 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi në disa vise do të jetë i ftohtë sidomos në viset kontinentale dhe vende-vende pritet të ketë mjegull. Dita stabile dhe e ngrohtë në gati të gjitha viset.
Fundjava vjen e ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjeset do të vazhdojnë të jenë të ftohta, por edhe temperaturat e mëngjesit do të rriten. Ditët kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale.
Fillimi i javës së re ende ngrohtë, por me shtim të vranësirave. Në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë do të fillojnë reshje e rrebeshe shiu të cilat pritet të përfshijnë edhe pjesë të Kosovës, ndërsa të martën reshje e rrebeshe shiu në të gjitha viset./MeteoBallkan













