Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shtresave të ulëta dhe mjegull. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë për shkak të prezences së vazhdueshme të mjegullës në zonat më të ulëta. Dita vende-vende me diell e në disa rajone mjegulla nuk do të vazhdojë të mbetet edhe orëve të ditës.
Si zakonisht në këto raste më nxehtë pritet të jetë në viset kodrinore-malore se në viset më të ulëta.
Temperatura nga -4 minimale deri në 7 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjellë mot pa ndonjë ndryshim, me diell dhe vranësira të ulëta e mjegull varësisht nga rajoni në rajon.
Gjatësia e natës dhe moti plotësisht stabil për shumë ditë kanë kontribuar për krijimin e mjegullnajave të cilat janë vështirë të largohet pa ndryshim të gjendjes sinoptike.
Edhe ditëve të ardhshme sidomos të martën nuk pritet ndonjë ndryshim. Ka gjasa që të mërkurën të depërtojnë vranësira nga Mesdheu dhe erëra që eventualisht mund të fillojnë të largojnë mjegullën nga zonat më të ulëta, por kjo mbetet të shihet./MeteoBallkan














