Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, megjithatë në mëngjes dhe paradite pritet acar dhe mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat pritet të lëvizin nga -6 minimajla deri në 6 gradë Celsius maksimalja.
Për shkak të krijimin të shtresave të vranësirave të ulëta dhe mjegullës ka shumë gjasa që shumë rajone të mos kenë ende intervale me diell dhe për këtë arsye temperaturat mund të mbesin të ulëta pjesën më të madhe të ditës.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diel dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, vende-vende me mjegull dhe vranësira të ulëta.
Të dielën më ngrohtë, ndërsa temperaturat fillojnë të rriten sidomos në shtresat e larta të atmosferës. Nëse largohet mjegulla atëherë temperaturat ditore do të rriten edhe pranë sipërfaqes.
Fillimi javës së re pak më ngrohtë, me shtim gradual të vranësirave ku mund të ketë edhe riga lokale shiu e reshje lokale bore në viset kodrinore-malore./MeteoBallkan