Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pak më i freskët se sot. Kjo do të vije nga erërat e lehta por të freskëta veriore.
Në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi nesër mot kryesisht stabil dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore.
Të premtën pritet ndryshim i motit. Nga veriu i Kontinentit pritet fronti i fuqishëm i ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë reshje shiu dhe bore në Kosovë. Reshjet nuk pritet të jenë intensive dhe as gjithëpërfshirëse. Gjatë ditës priten edhe erëra veriore si dhe reshje lokale shiu. Në viset kodrinore-malore reshje bore. Gjatë mbrëmjes dhe natën në të shtunën pritet fuqizimi i erërave veriore, ulje e theksuar e temperaturave dhe reshje lokale bore në Kosovë. Të shtunën reshje bore pritet të ketë në Kosovë afatshkurtëra, kurse në Shqipëri dhe Maqedoni pak më shumë. Reshjet e borës në Shqipëri do të koncentrohen në juglindje, jug pjesë të qendrës dhe pjesë të lindjes. Në jug dhe lujglindje priten reshje të dendura shiu dhe bore. Reshje intensive bore priten në Greqi dhe Turqi. Dita e shtunë dhe e diel në Kosovë do ti përngjajë dimrit të vërtetë sepse temperaturat vështirë që do të kalojnë në plus gjatë tërë ditës. Informacione tjera më vonë në Meteoballkan./Meteoballkan