Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, i nxehtë dhe mjaft i këndshëm. Do të ketë erëra kryesisht të dobëta drejtimesh të ndryshme.
Edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot i nxehtë dhe stabil si dhe me shumë rreze dielli. Vetëm në jug të Shqipërisë do të ketë më shumë vranësira. Pritet ngritje e temperaturave në nivel rajoni.
Pasnesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe më i nxehtë, megjithatë do të vijë deri të fuqizimi i erërave jugore dhe juglindore. Gjatë natës pritet destabilizim i motit me reshje lokalisht të dendura shiu. Reshjet e shiut do të ndërpritën mëngjesin ose paraditën e së Martës. Të martën pritet mot i ndryshueshëm me erëra jugore, intervale kohore me diell dhe pasdite mund të ketë edhe riga apo rrebeshe të izoluara shiu.
Në Shqipëri të hënën mot kryesisht me diell por edhe me vranësira të cilat do të dendësohën në orët e mbrëmjes duke gjeneruar edhe rrebeshe apo reshje shiu. Reshjet e shiut do të fillojnë në jug dhe jugperëndim të vendit për tu zgjeruar pastaj në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë. Reshjet do të jenë kalimtare dhe do të ndrëpritën natën ose mëngjesin e së martës. Reshje kalimtare shiu priten edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi.
Ditëve të ardhshme pritet përsëri ngritje e temperaturave dhe mot i ndryshueshëm, me intervale të gjata kohore me diell, erëra jugore, vranësira kalimtare, kurse të enjtën priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan