Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje të shpeshta shiu. Vende-vende mund të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë të rralla. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje. Në viset e larta malore do të fillojnë reshje bore. Në mbrëmje vonë reshje shqote e bore mund të ketë edhe në disa zona më të ulëta të vendit kryesisht në veri dhe verilindje.
Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 10 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna sjellë vranësira të shpeshta dhe reshje të shpeshta lokale shiu. Në veri të Malit të Zi do të fillojnë reshje të dendura bore, ndërsa në viset tjera vetëm në zonat e larta malore.
Reshje të dendura bore dhe shtresa me shumë cm. nesër pritet të ketë në pjesën më të madhe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë dhe pjesë të Sllovenisë.
E diela vjen më e ftohtë me ulje të temperaturave dhe reshje lokale shiu, shqote e bore. Reshje të dendura bore priten në veri të Malit të Zi deri në ultësira. Po ashtu edhe në Kosovë do të ketë reshje lokale bore, por ato nuk do të zgjasin shumë dhe priten kryesisht në disa vise të ulëta në Rrafshin e Kosovës, përpos viseve kodrinore-malore normalisht ato priten në gati të gjitha viset kodrinore-malore. Reshje bore priten edhe në disa zona në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë, por asgjë konkrete përpos zonave malore.
Të Hënën përmirësim i motit dhe pritet që reshjet të pushojnë, por mund të kemi një mëngjes të ftohtë./MeteoBallkan















