Gjatë natës në Kosovë do të rifllojnë reshjet e shiut të cilat shumë shpejt do të shndërrohen në shqotë dhe borë, fillimisht në viset kodrinore-malore, pastaj edhe në shumë ultësira, por jo në të gjitha. Në mëngjes herët eventualisht edhe paradite mund të ketë periudha me reshje paksa më intensive bore të cilat mund të japin pamje shumë të bukura në shumë pjesë të Republikës së Kosovës.
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje bore sidomos në mëngjes dhe paradite. Në zonat më të ulëta në Dukagjin, por edhe në ndonjë ultësirë tjetër kryesisht reshje shiu. Në disa ultësira në Rrafshin e Kosovës mund të krijohen shtresa simbolike dhe shtresat disa cm. priten në viset kodrinore-malore.
Reshje bore priten edhe në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut, verilindje të Shqipërisë dhe veri të Malit të Zi dhe atë kryesisht në viset kodrinore-malore.
Në ultëisirat e Maqedonisë së Veriut do të ketë reshje shiu, kurse Shqipëri pritet mot me diell në gjysmën e vendit në perëndim. Vranësira do të ketë në juglindje, lindje dhe veri deri në pjesët qendrore. Në mbrëmje vonë në jug të Shqipërisë do të ketë reshje shiu e në juglindje shi, shqotë dhe borë.
Të Premten na pret mot i vranët dhe i ftohtë me reshje të pakta simbolike në disa zona të izoluara. Në disa rajone mund të ketë edhe intervale kohore me diell.
Fundjava vjen e kthjellët dhe vranësira të pakta lokale. Acari i mëngjesit do të vjen duke u fuqizuar. Të dielën në Kosovë do të ketë erëra të ftohta nga veriu dhe reshje sporadike bore kryesisht në viset kodrinore-malore./MeteoBallkan















