Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave. Pasdite rrallë në disa rajone mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar shiu me mundësi edhe për ndonjë bubullimë.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave. Pasdite në veri dhe lindje të Shqipërisë si dhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut mund të ketë rrebeshe lokale shiu me mundësi edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Ditëve të ardhshme do të ketë ngritje të temperaturave dhe fuqizim i erërave jugore dhe jugperëndimore. Priten alternime mes vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Të martën kryesisht thatë, kurse nga e mërkura në disa rajone përsëri mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu, më të theksuara në Shqipëri./Meteoballkan