Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me vranësira e intervale të gjata kohore me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me më shumë vranësira, kurse dita më e kthjellët.
Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në 6 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Reshje atmosferike nuk priten askund, ndërsa do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare kryesisht nga veriu.
Të dielën vjen një front i ftohtë ajror direkt nga veriu, por kryesisht i thatë. Në Kosovë do të fuqizohen erërat e ftohta nga veriu e veriperëndimi ku lokalisht mund të ketë ndonjë reshje të dobët bore ose ndonjë rrebesh afatshkurtër bore. Përndryshe do të ketë intervale të gjata kohore me diell dhe pak më shumë vranësira në viset kodrinore-malore.
Në viset tjera më shumë e diell e shumë pak vranësira ose hiç fare. Temperaturat do të shënojnë ulje, por të theksuarat në Kosovë dhe rrethinë.
Fillimi javës së re acar në mëngjes kurse gjatë ditës rritje të përkohshme të temperaturave. Fundviti vjen i ftohtë me front të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu, por a do të kemi ciklogjenezë me reshje bore apo acari do të jetë i thatë ende mbetet gogja enigmatike./MeteoBallkan















