Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, shqote e bore. Përpos viseve malore reshje bore mund të ketë edhe në disa ultësira të Rrafshit të Kosovë sidomos në verilindje të vendit, gjegjësisht në rajonin e Llapit dhe Gollakut, por lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër.
Temperaturat pritet të luhaten nga 0 minimalja deri në 9 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedonin Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu, shqote e bore. Në pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore priten edhe intervale kohore me diell dhe zhvillime të izoluara të rrebesheve të shiut e breshërit të imët me ndonjë vetëtimë e bubullimë. Në veri të Malit të Zi dhe tonat tjera malore do të ketë reshje bore.
Vranësirat do të jenë dominuese edhe të dielën në tërë rajonin, por me mundësi për intervale kohore me diell në disa zona. Reshjet do të jenë më të pakta dhe më të izoluara. Temperaturat në rritje të lehta, pra vazhdon të jetë relativisht ftohtë, ndërsa reshje të reja shiu e mundësi edhe për borë në disa zona priten në fillim të Prillit./MeteoBallkan














