Temperaturat e Shtatorit nuk ishin kurrë më të ulëta sesa sot në Zavizhan të Kroacisë, ku u shënua një rekord i ri.
Kështu, në stacionin meteorologjik në Zavizhan, u regjistruan temperaturat më të ulta të shtatorit që kur ekzistojnë matjet, dmth që nga viti 1953, njofton MeteoBallkan.
Temperaturat mëngjesin e sotëm ishin vetëm -4 gradë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kroacisë, dje ishte më së ftohti në afro gjashtë muaj, që nga fillimi i prillit, dhe së paku nga fundi i marsit.
Zavizhan është një majë malore në Velebitin Verior, lartësia 1676 m.
Ajo ka formën e një kodre, gjithashtu një majë shkëmbore, një nga më të lartat në Velebit.