Rreth orës 10:00, një ngjarje e rëndë është rregjistruar në fshatin Bishnicë të Pogradecit, ku siç raportohet nga mediat e Shqipërisë, një 47-vjeçar është goditur nga rrufeja.
Kanë qenë familjarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën por fatkeqësisht 47-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.