Mbretëria e Bashkuar mund të përjetojë ditën e saj më të nxehtë të korrikut të regjistruar ndonjëherë gjatë kësaj jave, kur pritet vala e dytë e nxehtësisë ekstreme të përfshijë Evropën.
Parashikimet sugjerojnë se vendi do të përjetojë ditën më të nxehtë të vitit deri më tani, pasi temperaturat u rritën në 34C në qershor.
Zyra e “Met Office” tha se të gjitha rekordet e korrikut (36.7C në 2015) mund të thehen të enjten dhe se temperatura rekorde priten në Mbretërinë së Bashkuar dhe se mund të thehet rekordi i të gjitha kohërave prej se bëhen matjet meteorologjike. Rekordi i tanishëm është 38.5 dhe është regjistruar në Gusht të vitit 2003.
Zyra e Shëndetit Publik në Angli ka lëshuar tashmë një paralajmërim për nxehtësinë ekstreme – një nivel nën paralajmërimin e kuq të “emergjencës kombëtare”.
Londra dhe juglindja e Britanisë pritet të preken më së shumti nga nxehtësia ekstreme./Meteoballkan