Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë veror. Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa dita stabile dhe me diell. Erërat nganjëherë do të fryjnë të freskëta kryesisht nga veriu, ndërsa temperaturat maksimale nga 27 në Rrafshin e Kosovës deri në 30 në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë veror. Në pjesët perëndimore dhe qendrore të Shqipërisë temperaturat do të jenë mjaft të larta deri në 35 gradë Celsius. Në lindje dhe juglindje pak më freskët.
Edhe dita e diel do të jetë e kthjellët dhe e ngrohtë si dhe pa mundësi për ndonjë përkeqësim.
Java e re fillon me diell dhe nxehtësi. Nga e marta mund të shtohen gjasa për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan