Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vapë të fuqishme verore. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ato minimale pritet të zbresin deri në 15 gradë Celsius. Maksimalet pritet të arrijnë deri në 36 dhe 37 gradë Celsius.
Rekomandohet kujdes i shtuar sidomos orëve të mesdites dhe në zonat urbane edhe pasdite për shkak të vapës intensive.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vapë të fuqishme verore. Temperaturat deri në 40 gradë Celsius në viset më të nxehta të Shqipërisë dhe tani të Maqedonisë së Veriut.
Mot shumë i nxehtë veror dhe i kthjellët e me diell pritet të mbajë edhe ditën e fundit të javë dhe në fillim të javës së re. Temperaturat do të rriten në të gjitha viset edhe pak më shumë./MeteoBallkan