Të Dielën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe po ashtu edhe mbrëmja, ndërsa dita e nxehtë dhe me temperatura nga 26 deri në 29 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela pritet të jetë një ditë stabile dhe me diell, por jo shumë e nxehtë, edhe pse priten temperatura verore, por pa ndonjë nxehtësi të madhe.
Normalisht në zonat urbane do të ndjehet nxehtësia për shkak të betonizimit masiv.
Nga e Hëna (edhe në Kosovë) fillon vala e vërtetë e nxehtësisë tropikale, me depërtim të masave mjaft të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore, temperaturat pritet të kalojnë mbi 30 gradë Celsius. Do të jetë nxehtë e më nxehtë nga dita në ditë.
Mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë shfaqen pasditen apo mbrëmjen e së mërkurës, por sipas ecurive aktuale ato do të shfaqen vetëm në disa vise kodrinore-malore dhe të shpresojmë për ndonjë ndryshim sadopak./MeteoBallkan