Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe dhe me vapë të fortë verore. Do të vazhdojë depërtimi i masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore. Në mbrëmje vonë një front i dobësuar mund ti afrohet veriut të vendit, por pa ndonjë impakt të rëndësishëm ose mund të ketë ndonjë impakt minimal me ndonjë vranësirë e rrebesh të izoluar shiu thellë në veri të vendit.
Temperatura maksimale parashihet deri në 38 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Vapa do të intensifikohet në tërë rajonin duke quar temperaturat deri në 40 gradë Celsius në vende më të nxehta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
E Mërkura me ulje krejtësisht të lehta dhe të papërfillshme të temperaturave dhe mundësi për rrebesh shiu në disa vende të larta malore.
Kulminacioni i nxehtësisë vjen nga e enjtja e sidomos nga e Premtja.
Të Shtunën vapë e fortë, por mundësi për rrebeshe të izoluara. Sipas parashikimeve aktuale (që ende mund të pësojnë disa ndryshime) Të Dielën vjen freskia dhe rrebeshet e shiut kryesisht në Kosovë, veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi./MeteoBallkan