Sot në Kosovë pritet të kemi acar të fortë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës ende me diell, por me shtim gradual të vranësirave sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Temperaturat pritet të luhaten nga -8 minimalja deri në 5 gradë Celsius ajo maksimale. Fjolla bore mund të ketë natën e ardhshme sidomos në mëngjesin tjetër
Në Shqipëri pritet të mbajë mot me diell dhe shtim të vranësirave nga jugu e juglindja. Në mbërmje vranësirat përhapen edhe në viset tjera. Po ashtu në mbrëmje vonë afër mesnatës reshje bore do të fillojnë në jug dhe juglindje të vendit. Gjatë natës apo mëngjesit të hershëm të së mërkurës reshjet e borës do të përfshijnë lindje deri në veri dhe perëndimin e Maqedonisë së Veriut.
Mot i ftohtë dhe me diell pritet në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, kurse në Maqedoninë Veriore po ashtu mot me diell, megjithatë në mbrëmje vonë do të ketë shtim të vranësirave e gjatë natës reshje bore.
E mërkura sjellë mot kryesisht të vranët dhe me reshje lokale shiu, shqote e bore. Në Kosovë më pak reshje.
Nga e enjtja pak më ngrohtë, me vranësira e intervale kohore me diell e në disa zona riga shiu./MeteoBallkan
















