Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me stabilitet atmosferik. Parashihen kthjellime dhe rreze diellore me shumë pak vranësira lokale.
Temperaturat ditore do të shënojnë rritje kurse ato të mëngjesit ulje.
Minimalja rreth -1 gradë Celsius, kurse maksimale deri në 16 apo 17 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje në të gjitha viset.
Mot i ngjashëm na pret edhe ditëve të ardhshme, me shumë diell dhe vranësira të pakta. Me afrimin e fundjavës pritet të ketë pak më shumë vranësira dhe mundësi për rrebeshe të izoluara, lokale shiu./MeteoBallkan















