Sot në Kosovë pritet të mbajë mot pak më i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat rrallë në ndonjë rajon mund të kushtëzojnë ndonjë rigë të dobët shiu.
Temperaturat pritet të luhaten nga 1 ajo minimale deri në 18 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje, ndërsa rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu. Në përgjithësi pritet një ditë e mirë pranverore.
Të enjten relativisht ngrohtë, me erëra jugore e perëndimore, ndërkohë që në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë do të fillojnë reshje shiu. Në viset tjera ende priten intervale me diell. Reshjet e shiu deri të premten në mëngjes do të përfshijnë edhe Kosovës dhe Maqedoninë Veriore. Vende-vende mund të ketë reshje të dendura dhe po ashtu edhe reshje të përziera me shqote dhe borë.
Fudnjava vjen me vranësira të shumta dhe reshje të shpeshta, lokale shiu, shqote e bore./MeteoBallkan















